Pse Malsia duhet të ketë dy bashki?!

Nga Vasel Gilaj

Njeri nder faktoret kryesor, e nderkoh qe jane edhe shume te tjer. Se pse Malsia e Madhe me 60 000 banor duhet te ket dy Bashki eshte ai i besimit fetar. Ketu e kemi fjalen per Malsin qe eshte ne juridiksionin e Shtetit Shqiptar, qe do te thote pa Gruden dhe gjysmen e Hotit qe jan nen Malin e Zi. Pasi kater malet e Malsise Gjysma e Hotit, Kelmendi, Shkreli, dhe Kastrati kane 30 000 banor 95 % te besimit katolik. Aqe sa kane edhe Rranxat e Myslimanizuara pra po rreth 30 000 banor dhe qe jan Kopliku, Buza e Ujit ose fshaterat ne bregun e Liqenit te Shkodres, Grizha, Gruemira, Reci, Lohja Kopliku i Siperm e tjer. Dhe ku si kufi ndares duam apo nuk duam ne, fare lehte mund te merret Perroi i Thate i cili ndan jo rastesisht por cuditrishte Katoliket me Muslimanet e Bashkis Malsi e Madhe.
E ku popullsia edhe tek Rranxat ashtu si te katoliket eshte 95 % e muslimanizuar. Nje ndarje e tille edhe pse ndokujt mund ti duket utopi apo qellim keqe, qe nuk eshte realisht, pasi as diktatura komuniste e pa fe, kurrsesi nuk ka mundur qe ti bashkoje, si e sa duhet katoliket me muslimanet. Do te bente qe religjionet, kultura e tyre dhe historia interresat ekonomike e zhvellimore te ruheshin shume e shume me mir se edhe deri tani. E drejt e cila mbrohet me ligj edhe nga konventat Nderkombetare. Faktor tjeter ndares jane edhe institucionet e shumta fetare qe Malsia e Madhe ka dhe qe jane 30 kisha dhe 30 xhami vendendollja e te cilave merret me mend fare lehte se ku mund te ndollen. Si dhe martesat qe pothuajse nuk ndollin per aqe sa kan ndollur, ne mes katolikeve dhe muslimaneve. Po kush jane faktoret e tjer dhe qe duhen marr ne konsiderat me qellimin e mir qe Malsia e Madhe dhe qe i takon te ket dy Bashki. Realisht jan te shumte po ne po themi disa nga me kryesoret. Per shembull Puka dhe qe eshte ne Qarkun e Shkodres se bashku me Fush – Arrsin kan 32 000 banor dhe jan te ndara ne dy Bashki, tjeter aktualisht kreu i Bashkis Malsi e Madhe eshte i besimit Katolik, dhe ku ne jo pak raste kemi degjuar per preferenca ne ndarjen e investimeve, nga banoret e zonave muslimane, nderkohe qe edhe deputeti i Malsise eshte i besimit katolik, duke bere njefar kompensimi me vendin e nen/ kryetarit te Bashkis qe eshte nga Rranxat, si dhe me punonjes administrate qe detyrimisht duhet ta ndash ne proporcion te barabart. Sa i takon drejtimit te Bashkis nese neser do te drejtohet nga nje Musliman, pala tjeter do ket ankesa, vereni me kujdes se c’ far ndoll ne Shkoder ku Partia Demokratike dhe qe fiton, nje mandat vendos Katolik e nje mandat Musliman ne krye te Bashkis, ose gjen Katolik me grua Muslimane ose Muslimane me burr Katolit, dhe te tilla jane tre mandatet e fundit, kujtoni Artan Haxhin Musliman me Nane Katolike, Kujtoni Lorenc Luken me grua Muslimane dhe Voltana Ademin me burr Katolik. E nje gje e tille por jo qe ka lidhje martesore dhe totalishte e ndar ndoll prej 30 vitesh edhe ne Malsin e Madhe. A’ e pranon i dashur lexues faktin se qe ne vitin 1991 Kryetari i Partis Demokratike ne Malsin e Madhe eshte vetem i besimit Katolik, me baze se Katoliket jene Demokrat e Myslimanet Komunist. A’eshte fakt se Partia Socialiste e vendos Kryetarin e Partis vetem te besimit Musliman. Perjashtojm ketu rastin Marinaj qe u gjet, ne kohen e duhur kur ndeshjet e klaneve te besimit katolik te malsise njeri – me tjetrin shkatrruan PD dhe me nje katolik pastaj fitoi PS.
Dhe qe do te thote se nese Partia Demokratike kerkon vertet qe te marr drejtimin e Bashkis Malsi e Madhe dhe nese mbetet se bashku keshtu sic eshte, qe une mendoj se do ndahet. Partia Demokratike mund ta fitoj vetem me nje kandidat te besimit Mysliman. A’ eshte e vertet se 6 njesit administrative qe Malsia e Madhe ka, tri drejtohen nga Myslimanet pertej Perroit te thate dhe tri te tjerat nga katoliket ne anen tjeter te Perroit te Thate. Tjeter faktor a’ do te ishte me mire qe Malsia edhe per shkak te pozicionit gjeografik qe ka, te kishte dy Bashki pasi si zonat fushore dhe ato malore kurrsesi nuk mund te kene, te njejtin zhvillim ose planifikim zhvillimi. Malsia e Madhe perbehet nga 80 fshatera a’ do te ishte me mire qe te kishte dy bashki dhe dy deputet, se sa vetem nje. E ne kte kuader te kishte shume me teper administrim si dhe njesi administrative. Konkretisht njesi administrative mendoj se duhet te jene. Hot – Stare – Rapsh, Zagor – Bratosh, Bzhet – Boge, Dedaj – Vrith – Razem. Bajza me Rrethinat e saj. Pjetroshan – Aliaj – Ferme ose Permal. Tamare – Selce, Qaf – Predelecit – Gropa te Selces – Vermosh.
Vukel – Broj – Muriq. Keto sa i takon bashkis Malsie e Madhe bazuar ne nje ndarje te re. Nderkohe qe Bashkia e Rranxave dhe tani edhe me e populluar se sa Malet duhet te ket njesi admistrative Koplikun me Rrethina, Buzen e Ujit, Grizhen, Gruemiren, Recin me fshaterat rreth tij, Kopliku i Siperm me fshaterat e vegjel qe ka afer duhet te jet nje njesi administrative e tjer. Me qedhim qe te kemi me shume te punesuar, kujdes me te madhe ne te gjitha drejtimet, pushteti sa me afer banoreve dhe halleve te tyre, me qellimin sa me fisnik, qe sado pak te ndalim emigracionin masiv. Si dhe te zhvillohen zonat aty ku jane Meqenese tani kemi jo pak te penduar prej atyre qe jane larguar prej vitesh nga fshaterat e tyre. Malsia ka tri Dogana si dhe Stacionin Hekurullor Nderkombetar te Bajzes, nga te ardhurat e te cilave Bashkia duhet ti kerkoje Qeveris ne baze edhe te autonomis- lokale nje perqindje te ardhurash qe te perdoren ne dhe per Malsin e Madhe. Nje ndarje e tille do te bente qe te kemi dy bashki shume interresante, me te zhvilluara dhe te ndara ne Bashkin Fushore – Kodronore dhe ne Bashkin Kodrinore – Malore. Per shkat te prioriteteve te vecanta te zhvillimit qe ato kane. Nje nder faktoret dhe pse jo ne dy tre me kryesoret eshte edhe heqja e Institucioneve Shteterore ose e Drejtorive nga Malsia e Madhe. Te gjithe e dim se pas viteve 90 e deri ne vitin 2000 Malsia e Madhe ka qene Rrethe me vete dhe ku ka patur edhe institucionet e saj. Si Gjykaten, Prokurorin, Drejtorin e Bujqesi, Pyjeve ,Ujerave, E shume Drejtori te tjera ne te cilat kane qene te punesuar jo pake por 630 Malsore. Mirpo c’fare ndolli pas vitit 2000 Ne emer te reformes keto institicione u Tufezuan ne Shkoder dhe tani Malsia e Madhe vazhdon te rrij nen hijen e Shkodres si ne kohen e Perandoris Osmane. Edhe pse Shkodra si qytet ka 71 000 banor dhe Malesia ka 60 000 banor e se bashku me Tuzin 72 000 banor, pasi pse mos te vin edhe Malsor nga Tuzi qe te punojne ne Malsin e tyre dhe ne shtetin ame. Prandaj Malsoreve u del per detyre qe te zhvillojne nje referendum per ndarjen, si dhe bojkotim te xhdo procesi zgjedhor, si dhe te xhdo partie politike derisa Malsise ti kthehen Institucionet e saj legjitime Shteterore. E sa per emertimet e Bashkive ka mundesi sa te duashe per shembull. Nen Prefektura e Malsise me Bashkit Bajze, Koplik. Ose Bashkia Malsi e Madhe dhe Bashkia e Rranxave e te tjera mundesi bazuar edhe ne te vertetat historike te pa kontestueshme.