Protesta të banorëve të Rrjollit në zonën turistike të Velipojës, kundër grabitjes së pronave

Banorët e fshatit Rrjoll, në zonën turistike të Velipojës, protestuan të premten kundër tentatives së disa personave, sipas tyre të veshur me pushtet, për të grabitur pronat e tyre, në një nga zonat më të bukura të plazhit të Velipojës. Ata thanë se në procesin e grabitjes së pronave të tyre, janë përfshirë edhe gjykatat dhe hipotekat.
Plazhi i Rrjollit gjendet ngjitur me atë te Ranës së Hedhur, në zonën e Shëngjinit. Edhe në këtë zone zonë, pas denoncimit të pronarëve të ligjshëm, prokuroria ka nisur një proces hetimor ndaj një numri të madh punonjësish shtetërorë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe fallsifikim të dokumenteve, duke tjetërsuar pronën në bregdet. VOA