Protesta, sa do të arrijë pritshmërinë ky aksion i opozitës në frenimin e despotizmit të Ramës?

Edhe pak momente na ndajnë nga finalizimi i një aksioni politik që opozita ka lajmëruar që në dhjetëditëshin e tretë të dhjetorit të vitit të shkuar. Ky hap vijues i reagimit premton se do të krijojë situata frenuese për realizimin e një sundimi absolut të Edi Ramës. Përgatitjet e kampeve duket se janë në lartësinë e duhur, por gjithçka do ta vendosi sheshi, gjithçka do të jetë në dorë të pjesëmarrjes.

Sipas selise se PD dhe LSI protestues te shumte janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit, nga veriu në jug drejt Tiranes ne pergjigje te thirrjes se PD dhe LSI per proteste kunder qeverise “Rama”. Selite raportojne se nga qarku Dibër janë nisur drejt Tiranës rreth 2500 persona e po kaq edhe nga Shkodra. Ndërkaq nga Gjirokastra mësohet se janë nisur 4 autobusë me rreth 400 persona pa llogaritur mjetet private. Nga Saranda rreth 200 persona dhe 100 nga Delvina. Nderkohe qe nga Korça janë nisur rreth 2100 protestues të PD dhe 700 nga LSI. Rreth 2000 protestues janë nisur edhe nga Lezha. Raportimet nga Fieri flasin për rreth 3000 simpatizantë dhe qytetarë fierakë që janë nisur drejt Tiranës në protesetë. Nderkohe ne Tirane paraqitet nje situate normale dhe pa ndonje indikacion. Duket se Tirana vijon traditen e saj indiferences.

Pak a shumë kjo është panorame e pritshmërisë së protestës që opozita ka planifikuar të zhvillojë në Tiranë para selisë së qeverisë më 27 janar 2018. Beteja politike e sheshit duket se është më shumë një test i besueshmërisë dhe mundësisë që mund të ketë opozita pëer aksionin e saj në kërkim të rrëzimit nga pushteti të Edi Ramës. Pavarësisht se ajo është përpjekur të argumentojë këtë mjet të reagimit, opinioni, tek i cili ka varur shpresat klasa politike për të arritur qëllimet, nuk përputhet me pritshmëritë. Megjithëse retorika ka kërkuar ta potencojë motivimin për pjesëmarrje të qytetarëve, duket se tejkalon atë që është vërtetë një nxitës popullor për protestë. Nga ana tjetër besueshmëria duket se është një tjetër pengesë që opozita të ketë një performancë premtuese. Se cili do të jetë rezultati ende është shpejt të shkohet te konkluzionet. Por ajo që është e saktë mbetet se opinioni nuk do të përmbush dot ëndrrën politike të opozitës për të lëkundur themelet e pushtetit absolut të Edi Ramës. AV