Protesta e 27 janarit, të rinjtë e opozitës ironizojnë Kryeministrin Rama me tepsi dhe kurorë kanabisi

Teksa njerëzit kanë nisur të grumbullohen për protestën e mesditës, disa të rinj të PD-së kanë përdorur një instalacion si kurorë mbretërore.

Kurora është me diametër 2 metra, dhe në krye të saj është portreti i kryeministri Rama. Sipas të rinjve demokratë, kurora është simbol i asaj që Edi Rama ndërtoi në këto 5 vjet në Shqipëri, Mbretërinë e Krimit dhe të Drogës.

Në kurorë janë vendosur portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilajt, Emiljano Shullazit, Lul Berishës, Kelment Balilit. Në krye të saj një gjethe hashashi.

Për të mbrojtur këta dhe nëpërmjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtësisë nën kontroll. Disa prej tyre kane dalë nga burgu, të tjerë nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe për pjesën tjetër po dështojnë hetimet”, thonë të rinjtë e PD-së.

Ndërkohë të rinjtë e LSI kanë zgjedhur tepsinë, simbol i përdorur shumë nga ana e kryeministrit në zgjedhjet e fundit për t’ju referuar pikërisht LSI, për të ironizuar Ramën.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/01/27/protesta-te-rinjte-e-lsi-ironizojne-ramen-me-tepsi-ata-te-pd-me-kurore-kanabisi/