Prokurorja shqiptaro-amerikane Suzanna Shkreli, malësorja që vjen në Shqipëri t’i asistojë drejtësisë

Suzanna-Shkreli-4Ne nje njoftim te shkurter ambasada amerikane ben te ditur per publikun se prokurorja shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli po bën një tur konsulence neper Shqiperi. Njoftimi flet se ajo shkemben eksperiencen e saj me palen shqiptare dhe po i ndihmon, por duket se ajo ka ardhur per pune tjeter. Po njihet me realitetin politik shqiptar, po pergatitet qe pas Reformes se Drejtesise te jete nje Prokurore e rendesishme per te asistuar Institucionet e reja, ku mendohet se do te kete arrestime VIP.

Prokurorja shqiptaro-amerikane e ka filluar njohjen e situates dhe ne pak kohe, duke qene dhe shqiptare, do te jete me zyra ne Tirane. Ka qelluar edhe shume simpatike dhe mundet disa politikane do te thone “se ia vlen te arrestohesh nga kjo prokurore!”.

Njoftimi i Ambasades se SHBA:

OPDAT po ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit. Gjatë javës së 13 qershorit, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, një prokurore me përvojë në dhunën në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri. Duke folur për prokurorët  penalë në qytetet e Durrësit, Fierit, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, Tiranës dhe Shkodrës, Znj. Shkreli theksoi se ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, koordinatorët e viktimave sjellin një balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë.