Prokurori i Anti-mafias italiane Federico Cafiero De Raho, lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimi i parave të pista, një problem në Shqipëri

Prokurori i Anti-mafias italiane Federico Cafiero De Raho ka pohuar se lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimi i parave të pista nga organizata kriminale, është një problem në Shqipëri.

De Raho ka thënë se këto janë dy shtyllat kryesore që organizatat kriminale shqiptare ndërveprojnë mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Lufta ndaj këtyre organizatave nis me goditjen e identifikimin e parave të pista, lufta është se ku shkojnë paratë, ndaj lufta duhet bërë ndaj anëtarëve të burgosur të këtyre organizatave dhe atyre që janë jashtë. Këtë e them nga përvoja, – u shpreh Prokurori i antimafias në Itali, në një konferencë të përbashkët me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. – Kriminaliteti shqiptar është i specializuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike, këtë e thonë hetime e zhvilluara në Itali dhe jo vetëm. Të gjithë në Itali po zhvillojmë hetime ndaj tyre, ku janë përfshirë dhe shtetas shqiptarë. Trafiku i bën të mundur organizatave kriminale, të kenë fitime të mëdha, një pjesë e të cilave shkojnë për blerjen e sasive të tjera të drogës”.

De Raho tha se nga hetimet, rezulton se vetëm në raste të rralla, fitimet janë mbajtur, fshehur apo riinvestuar në Itali.

“Ka mundësi të lartë që pastrimi i parave, të ndodhë në Shqipëri. Në një bisedë me zotin Soreca, ai po fliste për rrezikun që këto të ardhura të organizatave kriminale të investoheshin në Shëqipëri, dhe ky realisht do ishte një fakt i tmerrshëm, – vijoi De Raho. – Kapja në dispozicion e shumave të parave të paligjshme, shkon në dëm të ekonomisë së ligjshme. Sipas agjencive ndërkombëtare më prestigjioze që merren me krimin e organizuar, ka një lidhje direkte, ndërmjet korrupsionit dhe depërtimit të tyre në politikën, lokale, qendrore, kombëtare, ndërkombëtare. Ata ruajnë aftësinë e tyre për tu mbrojtur nga hetimet. Nga këto të ardhura është rritur dhe trafiku i armëve. E përsërisim ne, por edhe agjencitë e mëdha ndërkombëtare: çdo veprim në luftën kundër kriminalitetit, do të falimentojë nëse nuk merret parasysh të parandalohet mekanizmi financiar”, – deklaroi De Raho.