“Projekt-buxheti i 2018-ës të hetohet nga FBI”, Basha: Ja si po pastrohen paratë e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeminstrit Rama sa i takon projektbuxhetit të vitit 2018.

Basha deklaroi se përmes këtij buxheti shefi i qeverisë do të pastrojë paratë e pista. Ai tha më tej se duhet marrë nën hetim nga prokuroria dhe DEA amerikane.

Sipas Bashës, qytetarët shqiptarë paguajnë 10-fish pastrimin e parave të drogës.

“Me këtë buxhet Edi Rama do të pastrojë paratë. Projekti 1 mld euro pastrim parash me konçesionet. Shqiptarët do të paguajnë 10 fish-pastrimn e parave. Projektbuxheti i 2018 duhet të administohet nga prokuroria, Nga FBI nga DEA, si provë ligjore e implikimit të Ramës në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Vota jonë do jetë kundër”, tha Basha duke paralajmëruar aksion opozitar të ashpër.

Ai tha më tej se me këtë buxhet, jepen më pak para për pensionistët dhe shtresat në nevojë. Sipas Bashës, buxheti i vitit të ardhshëm do jetë buxheti i rrënimit ekonomik. “Uli taksat për investimet e luksit, hotelet me 5 yje. Në gjithë botën një nga rrugët e pastrimit të parave është ndërtimi, hotelet luksoze, për të gjithë të tjerët do rrisë taksat dhe do fusë biznesin në TVSH. Tjetra është projekti 1 mld euro, tenderat e shkollës, spitaleve do jenë koncesione për të pastruar paratë e drogës. Do u jepen disa kompanive për të pastruar paratë e drogës”, tha kreu i PD duke shtuar se “Prokuroria, FBI dhe DEA duhet të administrojnë buxhetin e 2018-ës si provë për pastrimin e parave të drogës”.

/a.m.