Profili i Boris Johnson, mbretit të Brexit-it, atij që futi në spirale pasigurie Britaninë dhe BE-në

E qeshura mbaroi. Boris Johnson popullariteti i të cilit është ushqyer gjithnjë nga shakatë, i ka dhënë fund lojës së bufonit, që kur ai vendosi t’i prijë në shkurt fushatës pro daljes së britanikëve nga BE. “Më parë ju i zgjasnit një kapele qesharake dhe ai e vinte mbi krye” dëshmon Tim Shipman gazetar në “Sunday Times”, i cili në mes të qershorit i kërkoi të pozonte si Çërçilli. “Asnjë shans” iu përgjigj Borisi megjithëse, atij i pëlqen shumë të krahasohet me njeriun e betejës së Anglisë.
Ish- Kryebashkiaku i Londrës, i anashkalonte me një piruetë të shpejtë të gjithë pyetjet lidhur me ambicien politike për ti zënë vendin kryeministrit Kamerun. Por ëndrra e tij për ti zënë vendin në Doeing Street ish shokut të tij të fëmijërisë nuk është sekret për askënd.
Për gjatë gjithë fushatës për shkëputjen nga “Europa e falimentuar” që ai udhëhoqi në gjirin e konservatorëve, ai u vu në mënyrë progresive nën lëkurën e një kryeministri gjë që tani ka gjasa që të ndodhë së shpejti.
“Hero i Europës”
I kthyer shpejt në eurofob, nuk dihet nëse nga rivaliteti me Kamerunin apo thjesht për oportunizëm, ai i ka mbajtur deri vonë të hapura dy opsionet. Ai vetë ka deklaruar në “News-night”, emisioni i mbrëmjes i BBC2, se, para se ti futej fushatës kishte përgatitur dy kronika në rubrikën e përjavshme të “The Telegraph”: Një që mbronte daljen nga BE dhe një tjetër që e kundërshtonte atë.
Por marrëdhënia me kryeministrin e bëri Boris Johnsonin të zgjedhë krahun e “Exit”. Nuk u desh shumë që kundërshtarët e tij të nxirrnin nga arkivat një numër të pafundmë deklaratash pro europianve dhe pro emigrantëve që ai kish artikuluar si kryebashkiak i Londrës një prej qyteteve më kozmopolitë të botës. Megjithatë me Bohris Johnsonin fushata Pro Bexit e gjeti kampionin e saj. Pa popullaritetin dhe populizmin e tij të shfrenuar rezultati do të kish qenë me siguri i ndryshëm. “Ta shndërrojmë 23 qershorin në festën e pavarësisë së Mbretërisë së bashkuar” thërriste ai duke vjedhur sloganin e partisë ksenofobe të Nigel Farage (UKIP).
Boris Johnson qe i vetmi që mund të fliste si i barabartë me David kamerunin dhe ta bënte të dridhet. Ky i fundit e refuzoi me insistim një debat televiziv mes të dyve për të mos e paraqitur referendumin si një duel të brendshëm midis konservatorëve.
Borisi pa ndërprerje këndonte ritmin e të nesërmes së lumtur gjatë fushatës duke i thurur himne liberalizmit ekonomik anglez para burokracisë së pazgjedhur të Brukselit. Ai e kritikonte lëvizjen e lirë të europianëve megjithëse angazhohej për një “konservatizëm solidar”. E gjitha i ngjante një programi të gatshëm për të qenë lideri i së djathtëve që ai mund të bëhet së shpejti.
Për të arritur këtu, Alexander -Boris de Pfeffel Johnson, 52 vjeç biri i një familjeje të madhe me prejardhje turke, franceze dhe gjermane e çoi shumë larg fjalorin e tij demagogjik dhe ksenofob. Ai e quajti Barak Obamën një “gjysmë kenian” dhe e krahasoi projektin europian me atë të Hitlerit dhe Napoleonit.
Në fushatë ai morri zjarr: “Britanikët mund të bëhen heronjtë e Evropës duke ndaluar një proces të cilin nuk e kuptojnë dhe që po largohet nga kontrolli ynë. Ai flirtoi gjithashtu me nacionalizmin kur deklaronte se Bexit do t’i lejonte britanikët të rimarrin “kontrollin e demokracisë të zaptuar nga burokracie e Brukselit dhe kontrollin e kufijve të shqyera nga lëvizja e lirë”. Ai nxënësi i kolegjit super elitar të Etonit u shndërrua në zërin e njerëzve të thjeshtë kundër elitave, në mbrojtësin e sensit komun kundër teknicienëve dhe ekspertëve të specializuar.
Ai shndërroi një shifër të rreme -430 milionë Euro që Anglia i paguan çdo javë Brukselit në sloganin e fushatës së vet dhe përsëriti pa ndërprerë se është e sigurt që Turqia do të pranohet në BE. I nisur drejt fitimit të pushtetit “kllouni i lezetshëm i oborrit” siç e quante dikur kryeministri Xhon Mejxher, përsëriste se David Kamerun duhet të qëndrojë në detyrë cilido qoftë rezultati.
Por Boris Johnsoni përsërit shpesh një shprehje shumë çurçilljane të Heraklitit sipas së cilës “karakteri përcakton fatin e një personi”. Prandaj është shumë e çuditshme nëse ai nuk do të përfitonte nga rezultati i referendumit.
Shokët e dhomave të zhveshjes
A do t’ia japë partia konservatore shansin atij? Përpara rezultatit Johnson thoshte: “Kjo histori është si në regbi ose në futboll, zihemi, shkelmohemi me njëri tjetrin dhe pastaj ribëhemi miq në dhomat e zhveshjes”. Por asgjë nuk do të jetë kaq e thjeshtë në një vend ku referendum vërtetoi fraktura të forta gjeografike dhe sociale. Boris Johnsoni nuk e besonte as vetëm formulën e vitit 2012 kur pari deklaruar: “Kam më shumë shanse të shndërrohem në pemë ulliri sesa të bëhem kryeministër”.  Por të nesërmen e një fitoreje kaq shpërthyese parabola e ullirit nuk është më një shaka. Politikani bjond i ka dhënë fund kohës kur bënte bufonin. Ai tani është gati të pozojë si Çurçilli, si njeriu i pavarësisë që ua premtoi për gjatë fushatës britanikëve.
Përktheu: Lapsi.al