Profesori i studimeve islame i përgjigjet myftiut të Beogradit: Turp të kesh!

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti nuk ka qëndruar indiferent kundrejt një deklarate që ka bërë Muftiu i Beogradit në lidhje me Kosovën.

Mustafa Jusufspahiq, siç shkruan Novosti e ka cilësuar Kosovën si djep të Serbisë.

“Nuk duam që vendi ynë të jetë i ndarë dhe për më tepër nuk është e drejtë që vendit t’i shkëputet djepi (Kosova)”, citohet të ketë thënë ai, transmeton AktivPress.

Këtë deklaratë, Hamiti e ka cilësuar të turpshme.

“Gjynah! Këta Jusufspahiqet me çallme ne krye, mbi 3 dekada me radhe janë ve ne shërbim te hapur ndaj politikes hegjemoniste serbe! Edhe këtij i paska dale rendi me thënë “Kosova djep i Serbisë”! Duhet te ndjesh turp për këtë deklaratë servile dhe bajate!”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në Facebook.

https://www.fmimages.net/profesori-i-studimeve-islame-i-pergjigjet-myftiut-te-beogradit-turp-te-kesh/