Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker letër Ramës: Mandat i qartë për të vijuar me reformat. Dialog me opozitën

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker i ka dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama, me anë të së cilës e uron atë për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Për Junker, kjo fitore është një mandat i qartë për të vijuar me reformat. ‏Në letër, zyrtari i lartë europian shpreh mbështetje për Shqipërinë, teksa thotë se duhet të vijojë zbatimi i Reformës në Drejtësi. “Përpjekje konkrete janë të nevojshme për të avancuar më tej zbatimin e reformës në drejtësi dhe në veçanti verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për të luftuar me vendosmëri kundër krimit të organizuar, duke përfshirë kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve. Jam i bindur se do të vazhdoni të përqendroheni në tejkalimin e sfidave që do të vijnë dhe dëshiroj t’ju siguroj mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian”, shprehet Junker. Më tej ai thekson se dialogu me opozitën është i domosdoshëm në një vend demokratik. “Unë e mirëpres që pas zgjedhjeve të një komunikim me opozitën, duke theksuar nevojën për të tejkaluar kontrastet ndërpartiake dhe duke nënvizuar sfidat e përbashkëta për Shqipërinë. Rruga e Bashkimit Evropian do të kërkojë me të vërtetë dialog dhe bashkëpunim të ndërsjelltë konstruktiv”, vijon mesazhi i Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Letra e plotë

Dua t’ju përgëzoj për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare.  Rezultati i këtyre zgjedhjeve tregon se qytetarët e Shqipërisë ju kanë dhënë një mandat të qartë për të vazhduar më tej reformat që keni filluar në vitet e fundit. Unë e mirëpres që pas zgjedhjeve të një komunikim me opozitën, duke theksuar nevojën për të tejkaluar kontrastet ndërpartiake dhe duke nënvizuar sfidat e përbashkëta për Shqipërinë. Rruga e Bashkimit Evropian do të kërkojë me të vërtetë dialog dhe bashkëpunim të ndërsjelltë konstruktiv. Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm për EL1 dhe Komisioni Europian shpreson të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë për përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian. Përpjekje konkrete janë të nevojshme për të avancuar më tej zbatimin e reformës në drejtësi dhe në veçanti verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për të luftuar me vendosmëri kundër krimit të organizuar, duke përfshirë kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve. Jam i bindur se do të vazhdoni të përqendroheni në tejkalimin e sfidave që do të vijnë dhe dëshiroj t’ju siguroj mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian. Sinqerisht, Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë.