Presidenti grek, Pavlopulos: Shqipëria duhet ta harrojë çështjen çame nëse duan të integrohen në Bashkimin Euroian

Pas bisedimeve miqësore në Korçë mes ministrave të Jashtëm Bushati e Kotzias, Greqia kthehet të kërcënojë sërish Tiranën zyrtare lidhur me pretendimin për çështjen çame.

Shtypi grek raporton se Presidenti grek, i ngarkuar emocionalisht dhe me tone aspak diplomatike, i bëri thirrje Shqipërisë të respektojë ligjin, të drejtat e njeriut dhe të pronës, si dhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Ndërkohë që çamët i cilësoi si pjesë të mizorive naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, Pavolopulos u shpreh se fqinjët duhet ta harrojnë këtë çështje nëse duan të iintegrohen në Bashkimin Euroian.

“Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, – tha kreu i shtetit grek. – Nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për çamët. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë”, tha Pavlopulos.

Sipas Greqisë, çështja çame nuk është përmendur mes ministrave të Jashtëm Bushati-Kotzias në takimin në Korçë javët e fundit, ndonësse pala shqiptare pohon se është diskutuar edhe për një gjë të tillë.

5 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)