Presidenti amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut u takuan të mërkurën në Hanoi

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut u takuan të mërkurën në Hanoi.

Ata shtrënguan duart dhe përpara flamujve të të dyja vendeve në hotelin Metropole në kryeqytetin e Vietnamit.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai mendon që bisedimet do të jenë të suksesshme, dhe “nuk do të kthehet prapa për çarmatimin bërthamor”.

I pyetur nëse do të shpallë formalisht përfundimin e luftës në Korenë e Veritu ai tha se “do ta shohim”.

Të dy ata do të takohen 20 minuta kokë më kokë para darkës së përbashkët me ndihmësit e tyre.

Presidenti Trump do të shoqërohet në bisedime nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe nga shefi i personelit në detyrë i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney. Të dy udhëheqësit, Trump dhe Kim do t’i vazhdojnë bisedimet zyrtare të enjten.

VOA