Polonia kremtoi Zojën e Çestokovës, kurorëzuar nga Papa shqiptar në 1717

26 gusht. Czestochowa. Dita kur kremtohet festa liturgjike e Zojës. Në 300 vjetorin  e kurorëzimit të figures së mrekullueshme më 8 shtator 1717, në orën 11.00, pranë shenjtërores së Jasna Goras, u kremtua Mesha solemne, me pjesëmarrjen e  episkopatit polak dhe të autoriteteve civile.

Kujtojmë se figurja mrekullibërëse e Zojës, që ndodhet në Shenjtëroren e Jasna Goras, ka një histori të ndërlikuar, shpjegon Radio Vatikani.

Sipas traditës, u pikturua nga Shën Luka mbi një copë druri, shkëputur nga tryeza, rreth së cilës mblidhej Familja Shenjte për t’u lutur e për të ngrënë.

Ungjilltari pati kompozuar, në Jeruzalem, dy piktura, për të realizuar mbi to, bukurinë e pakrahasueshme të Marisë.

Njëra prej tyre arriti në Itali e sot është objekt kulti në Bolonjë, tjetra, pas një mori peripecish, arriti në Poloni, ku nderohet prej shekujsh.

Më 8 shtator të vitit 1717 figurja e mrekullueshme u kurorëzua me kurorën papnore – pikërisht nga Papa shqiptar – Klementi XI.

Si u vodh më 1909, gjatës shekujsh për Zojën e pikturuar nga shën Luka, u realizuan kurora të tjera, që u ndërruan me ceremoni të posaçme.

Sivjet dioqeza e Krotones dhuroi një kopje të kurorës realizuar 300 vjet më parë, me porosinë e Klementit XI. Kjo kurorë, vepër e argjendarit Michele Affidato, u vu në figure, mbi kokën e Zojës, natën ndërmjet 27 e 28 korrikut, për të kujtuar, kështu, edhe vizitën e Papës Françesku në këto ditë, një vit më parë.