Po ti, ku e ke mendjen?

Nga Iva Katundi

Nëse punojnë me zotësi dhe kanë hallet e tyre që i vërtisin çmimet, ua falim paratë tona, veç të shërohen fëmijët nga sëmundjet! Por… Kush u jep të drejtën të vendosin shuma të detyruara, kur punojnë në spital shtetëror?! Shëndetësi falas i thënçin!

Ku i mban sytë ti, që nuk dallon nevojtarin? Nëse do e blinin për vete çokollatën, atëherë pranoje dhuratën!

Infermieret në Neurokirurgji janë muza e frymëzimit, prandaj mjekët bëjnë dashuri me to në dush, salla kirurgjikale etj. Bëhen masazhieret e tyre, ndaj nuk ka faj burri i botës që kujton se ka një të përdalë përballë. Moj dashnore, të gjykoftë Perëndia!

Po tani, po mërziteni dhe po bëni virgjëreshën?!

Fitoni shumë duke marrë 200 leksha nga pacientët? Pesë me hiç! Nuk ka kohë të përgjigjet ndonjë Infermiere, se janë të zëna duke ngrënë fara luledielli, duke flakur lëkurat e tyre me buzë ku t’ju vijë mbarë ose duke qëruar mandarina gjatë operacionit dhe për t’i ndarë me mjekun ato. Tek Spitali i Traumës, të buzëqeshur, Infermierët dhe Anestezistët bëjnë gati kërkesën e mjekut kirurg duke qendisur një faturë me totalin që kërkojnë ata.

A nuk e kanë për detyrë shërbimin?  Dora e kripur! Thërrasin familjarët në salla të Infermiereve duke tefterosur shërbimet që kanë kryer.

Andej, mjeku i specializuar për sëmundjet e mëlçisë, me punë pranë Sëmundjeve të Brendshme, pasi sheh skanerin, shpall që i sëmuri rëndë ka vetëm pak njolla dhjamore në hepar dhe duhet të ulë peshën. Ndërsa kirurgu i përgjithshëm gjatë qepjes së plagës, zbulon kancerin në mëlçi, që po zhvillohet për qejf.                                                Pedagogu, që një specializant dembel është dhe jetën ia ka siguruar familja, u thotë studentëve: “Mos kërkoni karrierën si llokume nga prindi.”

Neurokirurgu, pranë spitalit nr. 5 nuk qas pacientët pa ngopur xhepin me euro. Madje lë tumorin në tru pa mjekim për disa ditë me radhë. Kush iu tha që janë të mrekullueshëm kur i thonë pacientit: “Ti? Shko në kishë të Laçit!” Turpi i dheut kur u flasin kështu njerëzve besimtarë!

Kardiologu, shef i shërbimit të sëmundjeve të zemrës, nuk pranon në punë një vajzë të re, pa parë trupin e saj më parë.

Nuk ka me se të ushqehet një specialist në spital privat!

Pika që nuk i bie Psikologes pranë Asociacionit të Psikoterapistëve në Shqipëri! Në vend që të punojë paralelisht me mjekun Psikiatër, thotë e bindur që klienti me haluçinacione nuk ka nevojë për terapi me barna. Kush i dha miratimin asaj të vendosi mjekimin?

Vdiqëm për një çikë shalë femrash!  Gjinekologu te klinika Ortodokse, duke lëpirë buzët thotë: “Si e do analizën, moj vajzë, nga jashtë a nga brenda?” Pa vënë burri i thyer në moshë duart në kofshët e vajzës së re, nuk quhet vizitë gjinekologjike.

Farmacistët japin medikamente pa recetë, mjafton të kenë shitje. Nuk po japim emër farmacie, sepse këtë e bëjnë disa farmaci.                           Kurse zonja Stomatologe bërtet me gishta në veshë, në biznesin e saj, në rrugën e Kavajës,  të ndërtuar me mund. Nuk jep fatura tatimore, gënjen si dreqi që kjo faturë jepet kur pagesa shkon 100.000 lekë të vjetra. Kujt po i bërtet? Pacientit që i ka sjellë plot pacientë miq të tij, me besimin në zotësinë e saj. Se zotësia shihet me eksperiencat. Eh s’ ka faj dentisti! E çuan syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur të studiojë për Stomatologji. Djali i ri, që nuk di të bëjë një mbushje, përsos rolin e këshilluesit të karrierës duke mbrojtur Stomatologjinë para një vajze të re. Gërmo Tare, gërmo ose bjeri mor qylit! Me rregull 3 shi, një mjek Stomatolog është i lumtur, kur ka një bashkëshorte, një sekretare dhe një Infermiere për partnere. Kur zbulon shtatzëninë e gruas, thotë me bindje që fëmija nuk është i tiji. Projekton te gruaja ato që bën vetë. Kështu bën një dentist me gjithë të mirat, me klinikën e tij. Adoleshentja e ka merak pamjen e jashtme ose thjesht kujdeset për veten, ndërsa mafiozi fut eurot në xhep dhe ikën për pushime.

Ç’ të them më shumë? Mjerë kujt i bie për pjesë njeriu negativ! Ky është personeli mjekësor. A do ketë gjithmonë nga ata që buzëqeshin dhe thonë: “Mos më falenderoni! E kam për detyrë.”