Plasari: Tani e kuptoj pse ish-diktatori u ngrit e iku, në mesin e një tragjedie të Shekspirit

Derisa vazhdon debati për fatin e Teatrin Kombëtar në Tiranë, studiuesi Aurel Plasari ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“HE LUST FOR POWER / EPSHI PËR PUSHTET

Artistët e teatrit mund të mos jenë mendimtarë, mund të mos jenë filozofë, por ata dinë Shekspirin, madje Shekspirin e Nolit tonë. Dhe kjo mjafton.

Njëra nga parullat e tyre shekspiriane, ‘Teatri është gracka…’, e ka thënë gjithçka. Dhe Shekspirit, miq, nuk i iket dot.

Kam qenë 20 e ca vjeç kur, në përmbledhjen e Veprave të Shekspirit, kam pas shkruar parathëniet për komeditë e tij ‘Komedia e keqkuptimeve’, ‘Ëndrra e një nate vere’ etj. Tani, në tjetër moshë, ia kuptoj më mirë tragjeditë, duke e dalluar qartë se përse ai i tmerroi tiranët me teatrin brenda teatrit dhe me formulën denoncuese ‘The lust for power’. E kuptoj edhe se përse ish-diktatori, pikërisht në atë teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie të Shekspirit, dhe iku. Mirëpo a i iket dot Shekspirit?

Me ndjesë për pamundësi pjesëmarrjeje aty, për qëndresën e artistëve – përshirë edhe time mbesë – from Shakespeare with love” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/