Shqetësimet e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe për fatin e popullit të tyre nuk kanë të ndalur. Përveç kreut të Kishës, patrikut Irinej edhe peshkopët serbë po bëjnë deklarata, përmes të cilave alarmojnë për ikjen e serbëve edhe nga Serbia.
Peshokpi Jovan për Sllavoni-Pakrac, ka thënë se serbët janë duke u shpërngulur masivisht nga Kosova dhe Kroacia dhe ka shfaqur se vala e ikjes së serbëve do ta përfshijë edhe Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit.
Peshkopi Jovan ka paralajmëruar se migrimi i serbëve nga Serbia do të ndodhë kur BE-ja të lehtësojë punësimin e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të Unionit, raporton Mitropolitana e Malit të Zi dhe bregdetit.
“I riu serb nuk sheh perspektivë në atdheun e vet. Në një situatë të tillë, ai mësynë vendet e e vjetra kapitaliste ku ekzistojnë standarde dhe dinjiteti i punëtorëve. Gjermania aktualisht ofron një milion vende pune”, tha Peshkopi Jovan.
Bota Sot