PERMBLEDHJA ME VIZATIME “FSHATI PRIMITIVE”/ Maks Velo rikthen vizatimet që ia dogji Sigurimi i Shtetit

1966? Maks Velo vendos pikëpyetje bri vizatimit që mbart brënda imazhin e një fshati primitiv. Ky imazh i është ruajtur në mëndje për ta rikthyer kohë më vonë, pas djegjes që u bëri një pjese të mirë të punëve Sigurimi i Shtetit.

Në 1964 një tjetër vizatim mbi tematikën e fshatit primitiv të befason për modernitetin që mbart. Më shumë se gjysëm shekulli më vonë, pas burgut, dhe rigjetjes së një tjetër raporti me artin pas viteve 90-të, Maks Velo vjen me një nga studimet e munguara në historinë e vizatimit shqiptar.

“Fshati primitive” quhet përmbledhja që ka brënda vizatime të hershme të autorit, që kur konfiguroi mendimin se “fshati primitive është e kundërta e fshatit socialist”. “Që kur u bëra banor I tij, nuk kisha më lidhje me realizmin socialist në art. Egërsia e butë më shpëtoi. Krijova pemë, kafshë, njerëz, me ta popullova fshatin primitive. Kjo nuk ishte vetëm pikturë fshati, ish një qytetërim i ri.

Ai i vjetri primitive. Ky fshat është parabiblik”, thotë Velo. Sipas tij, shartimi kulturor primitivitet-modernitet u bë se ai moderni shkoi të jetonte në fshatin primitive.”Libri është një abetare e qytetërimeve.

Fshati primitiv bëri që të jem në harmoni me botën. Ai ishte vëndi I vecantë ku mund të fshihesha dhe t’i shpëtoja diktaturës. Diktatura komuniste aty nuk arrinte dot. Në mes të atij fshati është ngritur busti im, ai i vërteti. Ai jam unë”, thotë Velo. Artisti kërkon të kthejë mitet në formën më të pastër.

Cikli është një pikënisje drejt historisë modern. “Cikli është një rrëfim I plotë. E bëra që fshati primitive të mos humbiste, të kishte një magjesje. Dhe ashtu u bë. Primitiviteti është vetë i pazakontë.

Ai ka brënda tragjizmin e zhdukjes, shpresën e së ardhmes dhe madhështinë e thjeshtësisë. Sa herë jam në vështirësi dhe banoj aty dhe pastaj kthehem dhe mund të vazhdoj betejën. E di që e kam të fituar”, thotë Velo. Për artistin lëkura e tij e vërtetë është letra e vizatimit.”Unë vizatoj dramat shkëmbore. Bishat jetojnë në harmoni me mitologjinë. Tragjedia shpjegon lumturinë. Kjo është fryma ime e vërtetë, e vetme përderisa vazhdoj që nga viti 1964, kur këto vizione mu shfaqën për herë të parë dhe që atëherë nuk më ndahen.

Jam piktor perandorak i shpellave. Shpella është arkitektura më e përsosur lindur nga estetika e parregullsisë”, thotë Velo. Duke viztuar me fjalë ndjesinë e fshatit primitive ai thotë se “bishat e buta më bënë të kuptoj artin. Shkëmbijtë filluan të vrapojnë si kuajt. Gurët fluturuan në qiellin alumin dhe u shëndrruan në mozaikë. Moderniteti I primitives është fillimi I vërtetë se është fillestari që përsëritet”.

gazeta-Shqip.com