Përgjimet mbledhin të plotpushtetshmit, në sitë edhe fati i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka pritur në një takim Kreun e SHISH, Visho Ajazi. Takimi nisi rreth orës 08:15 dha ka zgjatur një orë. Mendohet se në fokus të takimit është çështja e përgjimeve. Takimi vjen pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe pas përplasjes prokurori, gjykatë dhe polici për çështjen e përgjimeve. Në takim është i pranishëm Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Prokurori i Tiranës Petrit Fusha.

Mësohet se takimi po zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sot po zhvillohet mbledhje urgjente mes krerëve të hetimit me të madh të bërë në këto vite. Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, Prokurori i Tiranës Petrit Fusha dhe Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika po bisedojnë për fatin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mendohet se temë e bisedës janë hapat e mëtejshëm që do të kryhen për hetimet në lidhje me pajisjen e përgjimit IMSI Catcher. Deri më tani është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Janë arrestuar dy efektivë të policisë dhe janë sekuestruar dokumenta dhe kompjutera në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Kompjuterat e Haki Çakos do të ekzaminohen nga një kompani private, e cila do të zbulojë rolin e Haki Çakos në futjen dhe përdorimin e IMSI Catcher në Shqipëri. Dyshohet se Çako jo vetëm bashkëpunoi për futjen dhe përdorimin e pajisjes, por edhe e fshehu atë nga oficerët e policisë. Drejtori i pezulluar i Policisë së Shtetit deklaroi publikisht se nuk kishte asnje dijeni për pajisjen përgjuese që u fut në Shqipëri. Më pas ai ndryshoi dëshmi në prokurori, ku pranoi përdorimin e IMSI CATCHER për ngjarje konkrete që ishin nën hetim.

Prokuroria ka marrë nën hetim Saimir Tahirin për çështjen e përgjimeve dhe ky i fundit është përgjigjur me sulme dhe akuza publike për prokurorët dhe gjyqtarët. Nëse Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla firmos për arrestimin e ministrit të Brendshëm Tahiri kjo do të sjellë në një krizë të paparë institucionesh dhe krizë qeveritare. Nuk dihet reagim i i Kryeministrit Rama, por mësohet nga burime të rezervuara se do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme në dyja raste; edhe nëse miratohet Reforma si dhe në rastin që nuk miratohet.

Një grup deputetësh të PS-së po ndërmarrin inisiativën për shkarkimin e Kryeprokurorit të Republikës.