Pellazgët u zhdukën, Ilirët erdhën nga Azia

1. Fillimi i shoqerise njerzore
Trualli i Shqiperise ka qene i banuar qyshe ne kohet me te lashta parahistorike. Kete e deshmojne vendebanimet e vjetra qe kane dale ne drite gjate germimeve arkeologjike. Vendebanimi me i lashte eshte zbuluar ne fshatin Xare, ne jug te Butrintit. Ai i takon fundit te paleolitit te mesem, afersisht 40-50 mije vjet perpara, kur Evropen e kishin mbuluar akullnajat dhe njeriu sapo kishte zbuluar zjarrin. Ne Shqiperi jane gjetur edhe vendbanime te tjera , por keto i takojne paleolitit te larte, i cili perfshin periudhen prej 40 mije deri ne 6 mije vjet p. e. s. Ne kohen e paleolitit popullesia e Evropes ishte shume e rralle. Mendohet se ne Gadishulli Ballkanik banonin disa mijera fryme. Veglat kryesore te prollimit ishin si kudo, edhe ketu Comangat, prej druri , tehet prej stralli dhe gerryesit prej guri, te punuara ne menyre trashamane. Luften per jetese njerezit e zhvillonin duke u bashkuar ne grupe. Grupet shoqerore ishin te vogla e te pa qenderueshme. Ato kishin formen e kopese, formoheshin dhe shperndaheshin sipas rrethanave. Njerezit ishin endacake. Banonin neper shpella natyrore, kasolle prej balte ose kolibe prej kashte. Ushqeheshin kryesisht me gjah, rrenje kerminj, dhe fruta. Nga te ftohtit mberoheshin duke u veshur me lekurat e kafsheve te egra.
2. Lulezimi i bashkesive primitive
Trualli i Shqiperise ka qene i banuar edhe gjate neolitit, i cili vazhdoi rreth 4 mije vjet ose 6000 – 2000
p. e. s. Popullesia ka qene me e dendur. Ne vendbanimet e kesaj periudhe jane gjetur vegla dhe arme prej guri, briri, kocke, dhe druri, por ne krahasim me ato te paleolitit jane me te latuara, me te mperehta, me te volitshme. Njerezit e kesaj periudhe njohen heret qeramiken. Qyshe ne fundin e paleolitit vendin e kopese njerezore e zuri gjinia, nje grup shoqerore i qenderueshem. Gjinia ishte nje bashkesi shoqerore dhe ekonomike. Anetaret e saj kishin lidhje gjaku nga ana e nenes. Brenda gjinise ekonomia ishte e perbashket. Cdo prodhim qe sigurohej ndahej midis anetareve te saj. Gjinia nuk njihte as prone private as
dallime shoqerore, as shfrytezim te njeriut prej njeriut. Ne gjinine gruaja luante role paresor dhe me te rendesishem se burri. Ajo drejtonte ekonomine, organizonte punen, ruante zjarrin, kujdesej per femijet
Keto funksione i trashigonin vajzat. Per kete arsye kur rriteshin vajzat qenderonin ne bashkesin e tyre, kurse djemte martoheshin duke shkuar ne gjini te tjera. Si rrjedhim, ne keto bashkesi, sundonte matriarkati. Gjate neolitit, bashkesite u rriten dhe u ndane ne disa gjini. Te gjitha gjinite qe kishin nje prejardhje te perbashket, formuan nje fis, fisin matriarkal. Bashke me te u formua edhe organi i tyre drejtues i perbashket. . Kuvendi i Fisit. Kuvendi vendoste per ceshtjet ekonomike dhe shoqerore qe u takonin te gjitha gjinive te atij fisi. Aty merrnin pjese, pa perjashtim, grate dhe burrat e fisit. Ne kete menyre gjate neolitit lulezoi rendi i bashkesise primitive, formacioni i pare shoqerore i historise njerezore. Forma e regjimit ne kete rende ishte demokracia fisnore, demokraci per te gjithe anetaret e fisit.

3 Gjeneza e ilireve
Ne perudhat e hershme te parahistorise, grupet shoqerore shtegtonin vazhdimisht nga njeri vend ne tjetrin. Per keto arsye shkenca nuk eshte ne gjendje te percaktoje se c’fare pupullatash banonin ne truallin e Shqiperise gjate neolitit dhe aqe me teper gjate paleolitit. Por nga fundi i mije vjecarit te trete dhe sidomos gjate mijevjecarit te dyte para e. s. Gjendja ndryshoi. Ne saje te perparimeve qe u duken ne fushen ekonomike, grupet njerezore u bene sedentare. Ato themeluan vendbanime te vazhdueshme, duke u bere banor te perhershem te nje vendi te tilla vendbanime te perhershme te formuara gjate mijevjecarit te trete p. e. s, jane zbuluar ne disa vise te Shqiperise. Vendebanimet me te rendesishme jane zbuluar ne Maliq, prane Korces, ne Tren, buze Prespes dhe ne Velce afer Vlores.
Banoret qe u bene sedentare ne truallin e Shqiperise gjate mijevjecarit te dyte, qene Iliret, nje popullate e lashte e grupit etnik – gjuhesor Indoevropian. Duket se kjo popullate erdhi nga Azia e Vogel. Ajo gjeti ketu nje pupullat tjeter sedentare, e cila bente pjese ne grupin etnik – gjuhesor mesdhetar Pellazget.
Me vone gjurmet e kesaj popullate tjeter pra Pellazget zhduken dalngadal krejtesisht, kurse Iliret mbeten banoret e vetem ne keto vise.

4. Iliret gjate mijevjecarit te dyte para e. s.
Ne funde te neolitit iliret banonin jo vetem ne truallin e sotem te Shqiperise, por ne te gjithe pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik. Fise te shkeputura ilire banonin gjithashtu ne brigjet veriperendimore te Azise se Vogel dhe ne pjesen jugore te Gadishullit Ballkanik. Ne shekujt e mevonshem, duke ardhur nga veriu, kaluan neper Ballkan dyndje te forta popullatash te tjera indoevropiane, sic qene fiset helene dhe trake. Por keto dyndje nuk i azgjesuan dot iliret. Helenet u vendosen ne jug dhe traket ne lindje te Gadishullit Ballkanik. Iliret qenderuan aty ku ishin, ne atdheun e tyre parahistorik. Vetem fiset Ilire qe banonin larg kesaj treve, pesuan tjeter fat. Nen presionin e heleneve, iliret e vendosur ne jug te Ballkanit, dalengadale u zhduken si grup etnik. Fiset Ilire te Azis se Vogel rezistuan me gjate. Per nje nga keto fise flet dokumenti me i lashte qe njihet deri me sot mbi Iliret
Eshte nje papirus egjiptian i shekullit XIII para e. s, ku permendet fisi i Dardaneve, i cili banonte afer Trojes. Me vone, me pushtimin e Trojes nga Greket, edhe keto fise dalngadal u zhduken. Si perfundim, ne fillim te mijevjecarit te pare para e. s. Atdheu i Ilireve shtrihej nga gjiri i Ambrakise ne jug deri ne gjirin e Istres ne veri, nga lumejte Danub e Vardar ne lindje deri ne detet Adriatik e Jon ne perendim. Jashte kesaj treve banonin vetem disa fise ilire qe kishin kaluar ne brigjet lindore te Gadishullit Italik.
5 Organizimi shoqeror i ilireve
Perparimet ne fushen ekonomike paten ndikim te rendesishem ne jeten shoqerore. Blegtoria, bujqesia, zejtaria u bene pune kryesisht te burrit. Tani djemt qenderonin ne bashkesi, kurse vajzat martoheshin duke shkuar te fisi i burrit, Matriarkati u zevendesua nga Patriarkati
Vendin e gjinise matriarkale e zuri vllazeria patriarkale, e perbere nga disa breza, disa here qindra vete, te gjithe niper te nje stergjyshi te perbashket. Me kohe edhe vellezerit u shtuan me anen e pjestimit. Vllezerit qe rridhnin nga nje stergjysh i perbashket, formuan fisin patriarkal me organin e tyre drejtues, kuvendi i fisit. Ne shekujt e fundit te epokes se bronxit u duken ndryshime te tjera ne jeten shoqerore te ilireve. Me permiresimin e vazhdueshem te veglave te prolllimit rendimenti ne punen e njeriut u rrite me tej. Njerezit munde ta siguronin jetesen duke u grumbulluar ne bashkesi te vogla, se ne vellazerit qindera frymeshe. Si rrjedhim vellazerit filluan te ndaheshin ne grupe pak frymeshe. Lindi keshtu familja patriarkale, e perbere prej disa dhjetera vetesh. Tani cdo fis ndahej ne disa vellazeri dhe cdo vellazeri ne disa familje. Me lindjen e familjeve u pjestua ndermjet tyre edhe prona e perbashket e fisit ose e vellazerise. Vetem tokat, pyjet, kullotat, mbeten per mjaft kohe kujeri, prone e perbashket e fisit. Toka e bukes vazhdoi te ndahej ne ngastra, te cilat u jepeshin periodikisht familjeve per t’i punuar me kafshet dhe me veglat e tyre te punes. Te fisi i Dalmateve, deri vone toka ndahej nje here ne 8 vjet.
Si rrjedhim me lindjen e familjes patriarkale lindi edhe prona private, mbi mjetet e prodhimit, dhe mbi vete prodhimin.
6. Lindja e aristokracis fisnore
Me lindjen e prones private, lindi edhe tendenca per tu pasuruar duke grabitur punen e te tjereve. Por pasurimi ne kurriz te anetareve te te njejtit fis, per mjaft kohe ishte shume i veshtire. Pengese per kete qene traditat mijeravjecare te demokracise fisnore. Rruga me lehte ishte plackitja e fiseve te tjera me anen e lufterave grabitqare. Me lindjen e lufterave grabitqare fiset filluan te organizoheshin ushtarakisht dhe t’i kthenin vendebanimet e tyre ne qyteza te fortifikuara. Te gjithe burrat luftonin nen udhheqjen e prijesit te vellazerise, mbi te cilin qenderonte prijesi i fisit.
Te gjithe perfitonin nga placka e luftes. Megjithate pjesen me te mire te plackes e merrnin prijesit e fiseve e te vellazerise. Ne kete menyre qysh ne fundin e epokes se bronxit, ne gjirin e fiseve me te perparuara, u formua nje shtres e vecante, aristrokracia ushtarake fisnore. Sipas ‘’Iliades’’ se Homerit, te fisi ilir i paioneve, aristokracia ushtarake ishte formuar qysh ne kohen e luftes se Trojes fillimi i shek XII p. e. s. Ne poemen e dyte homerike ‘’Odisea’’ prijesi i fisit te tespoteve cilesohet ‘’bazileus’’ose mbret.
Ne te vertete, ne funde te epokes se bronxit ai nuk ishte ende monark ne kuptimin historik te fjales. Keshtu ne funde te mijevjecarit te dyte, p. e. s, ne fiset ilire te perparuara barazia e dikurshme e anetareve u prish. Bashkesia primitive hyri ne rrugen e shthurjes.
7. Gjuha e ilireve.
Iliret kishin nje gjuhe me vete, ilirishten. Deri sot nuk eshte zbuluar ndonje tekst i plote ilirisht, prandaj gjuha e tyre nuk njihet mire. Nga Ilirishtja dime vetem disa fjale e mbishkrime te pakta dhe mjaft emra njerezish, vendesh e lumenjesh. Duke studiuar keto materiale gjuhesore, shkencetaret kane provuar se ilirishtja bente pjese ne familjen ‘’indevropiane’’ne familjen ku hyjne gjuhet latine, greke, trake, sllave, gjermanike, sanskrite e tjer. Shume nga fjalet me emerat ilire, shkencetaret kane mundur ti zberthejne me anen e gjuhes shqipe. Te tille jane per shembull fjalet ilirisht bile-bije, brention-biri, aran-are, sika-thike, baro-bari, rinos-re e tjer. Po keshtu emeri i fisit Delmat ka lidhje me fjalen shqipe dele, i qytetit Ulkinon me shqipen ujk, i malit Bora me shqipen bore, i njeriut Bardus me shqipen Bardhe e tjer.
Duke u mbeshtetur ne keto ngjashmeri dhe ne nje varge elementesh te tjera gjuhesore te perbashketa, shkencetaret kane provuar se gjuha e sotme shqipe eshte pasardhese e drejteperdrejte e Ilirishtes.
Nga Kristo Frasheri dhe Stefanaq Pollo

 

 

 

 

 

 

¬