Pasuria prej 74 miliardë dollarë e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg dhe shpenzimet e tij

Mark Zuckeberg, themeluesi i Facebookut, ka pasuri 74 miliardë dollarë. Ai është personi i pestë më i pasur në botë, sipas indeksit të miliarderëve të “Bloombergut”. Zuckerberg njihet si njeri që dhuron shumë për bamirësi. Ai dhe gruaja e tij, Prischilla Chan kanë themeluar një iniciativë që ka për qëllim të avancojë potencialin njerëzor dhe të promovojë barazinë në shëndet, edukim, hulumtime dhe energji. Pavarësisht se është ndër më të pasurit në botë, Zuckerberg bën jetë të thjeshtë me gruan dhe dy vajzat e tij. Ai njihet që ka dy makina jo të shtrenjta. Zuckerberg është parë duke i dhene nje makine Acura TSX, Honda Fit të gjitha më të lira se 30 mijë dollarë. Në maj të vitit 2011, ai bleu një shtëpi 500 metra katrorë për shtatë milionë dollarë në Palo Alto. Vitin e ardhshëm ai nisi të blejë hapësirën rreth shtëpisë së tij, duke shpenzuar edhe 30 milionë dollarë për të blerë katër shtëpi, të cilat planifikon t’i rindërtojë. Ai po ashtu bleu edhe një shtëpi tjetër në vitin 2013 dhe investoi një milion dollarë në rinovime. Në vitin 2014, miliarderi shpenzoi 100 milionë dollarë në dy prona në ishujt e Kauait në Hawaii. Zuckerberg është anëtar i “Giving Pledge” duke iu bashkuar më shumë se 100 miliarderëve tjerë që janë zotuar se do ta dhurojnë shumicën e pasurisë së tyre për filantropi. Ai planifikon të shesë 99 për qind të aksioneve të Facebook-ut gjatë jetës së tij.