Pas telefonatës mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij turk, Erdogan tensionet mes dy vendeve janë rritur

Pas telefonatës mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij turk, Erdogan tensionet mes dy vendeve janë rritur. Ankaraja hedh poshtë prononcimet e fundit nga Shtëpia e Bardhë.

Jo, Donald Trump nuk ka shprehur shqetësim për shkallëzimin e situatës në Veri të Sirisë. Presidenti amerikan ka përforcuar deklaratën për mosfurnizimin më me armë të milicëve kurdë. Një zëdhënës i qeverisë turke ka hedhur poshtë ashpër të enjten prononcimin e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas prononcimeve nga Uashingtoni, Trump në një telefonatë të presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin turk, Erdogan, i ka kërkuar presidentit turk reduktimin e misionit ushtarak në rajonin siriano-verior, Afrin. Turqia duhet të veprojë për “çtensionimin” dhe të kufizojë veprimet ushtarake, ka kërkuar Trump, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.

Trump ka kërkuar heqjen dorë nga çdo aksion që mund “të provokojë një konfrontim mes ushtarëve amerikanë dhe turq”. SHBA dhe Turqia duhet të përqëndrohen tek armiku i përbashkët, xhihadistët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Për marrëdhënien mes Uashingtonit dhe Ankarasë misioni ushtarak turk përmban lëndë shpërthyese. Operacioni turk “Dega e ullirit” drejtohet kundër njësive kurdë të YPG-së, që Ankara e sheh si degën siriane të partisë punëtore kurde, të ndaluar në Turqi, PKK dhe e sheh si organizatë terroriste. Por YPG bashkëpunon me koalicionin me koalicionin e drejtuar nga amerikanët kundër IS-it dhe është armatosur nga SHBA-megjithë rezistencën e ashpër të Ankarasë.

Erdogan: Do ta pastrojmë rajonin nga kjo fatkeqësi

Sipas Erdoganit misioni drejtohet kundër “elementëve teroristë” dhe do të zgjerohet në rajonin Manbidsh për të eliminuar të gjithë “terroristët”. “Me shpresën e zotit ne do e shfarosim këtë lojë, filluar me Manbidshin dhe do ta pastrojmë të gjithë rajonin tonë nga kjo fatkeqësi”, ka thënë Erdogan.

Për të enjten është planifikuar një raund i ri bisedimesh për Sirinë nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara. Sipas ndërmjetësuesit, Staffan de Mistura ato zhvillohen në një “pikë shumë, shumë kritike”. Për ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian këto bisedime janë një nga “shanset e fundit” për një zgjidhje politike në Siri. Pas bisedimeve në Vjenë, është planifikuar një konferencë e re në Sotçi për më 29-30 janar. Rusia është aleate e ngushtë e Asadit.

la/(afp, rtr, APE,dpa)

http://www.dw.com/sq/s%C3%AB-shpejti-konfrontim-mes-ushtar%C3%ABve-turq-e-amerikan%C3%AB/a-42303461