Pas një seance maratonë dhe debatesh të ashpra, Kuvendi i Shqipërisë miraton projekt-buxhetin e vitit 2018

Pas një seance të gjatë, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, Kuvendi i Shqipërisë arriti më në fund të votojë në parim projektbuxhetin e vitit 2018.

Në seancë, në momentin e votimit, ishin të pranishëm 121 deputetë, të cilët votuan në parim, ndryshimet e kërkuara nga mazhoranca.

Projektbuxheti i vitit 2018, u votua në parim nga 75 deputetë, ndërsa projektligjet e veçanta u kaluan kryesisht me 74 vota pro, të mazhorancës.

Në Kuvend u votua edhe për emërimin e anëtarit të bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ku u zgjodh znj. Eriola Sadushi me 72 vota pro dhe anëtarit të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP), ku u zgjodh z. Ilir Zela, me 73 vota pro.

Ja projektligjet e votuara në Kuvendin e Shqipërisë:

Miratimi i ndryshimeve në ligjin për nivelet e tarifës doganore – 74 pro
Miratimi i ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat – 74 pro
Miratimi i ndryshimeve ne ligjin për sistemin e taksave vendore – 74 pro
Miratimi i ndryshimeve në ligjin për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) – 73 pro
Miratimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat në Republikën e Shqipërisë – 74 pro
Miratimi në parim i projektbuxhetit të vitit 2018 – 75 pro
Emërimi i znj, Eriola Sadushi, si anëtare e bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) – 72 pro
Emërimi i z. Ilir Zela, si anëtar i këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) – 73 vota pro.

17 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)