Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Topalli ashpërson gjuhën: Selami nuk është kandidat real. Neveri për ata që mbrojnë Bashën!

Jozefina Topalli ka ashpërsuar tonet e saj kundër liderit të PD-së Lulzim Basha, teksa këtë të hënë kryesia e partisë vendosi që gara për postin e kreut të selisë blu, të bëhet më 22 korrik dhe në garë të jenë vetëm Eduard Selami e Basha. E ftuar dje në emisionin “Debat” në Channel One, Topalli tha se ndjen neveri për grupin e demokratëve që mbron Lulzim Bashën. Madje Topalli është shprehur se Eduard Selami, në fakt nuk është një kandidat i vërtetë për postin e PD-së, një gjykim të cilin e ka dhënë dhe dje më herë ish ministri Genc Ruli. Topalli tha se ndjen neveri për grupin në PD që është pro Bashës. Sipas saj, këta njerëz janë të njëjtë me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Topalli tha gjithashtu se në PD nuk ka garë të vërtetë por është një garë e rreme. “Unë ndjej neveri për atë grup që mbështet Bashën. Ata janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë”, tha Topalli. Topalli tha me ironi se ajo mund të ishte në listë nëse do t’u buzëqeshte familjarëve të Bashës, pra kunatit dhe bashkëshortes, për të cilët tha edhe Ruli sot se kishin zyra në PD. “Unë i kam shkuar në zyrë tre javë para zgjedhjeve dhe i kam kërkuar që të mblidhen strukturat e partisë. Ai s’bëri asnjë gjë. Edhe Enver Hoxha i mblidhte formalisht byrotë. Gjithsesi unë e dija që po t’u buzëqeshja familjarëve të Bashës do isha në listë. Por këtë se bëj dot”, tha dje Jopzefina Topalli.