Pas dështimit të Spitallës, Kopliku shpallet zyrtarisht zonë e lirë ekonomike

Shpallet zyrtarisht zona ekonomike e Koplikut, e cila përfshihen 15 njësi kadastrale. Kjo zonë, e cila gjendet në Malësinë e Madhe ka një sipërfaqe në total prej 61 ha dhe përbëhet kryesisht nga toka arrë dhe kullota. Veprimtaritë që do të zhvillohen në këtë zonë do të jenë kryesisht të llojit: prodhuese, industriale dhe agro-përpunimi? tregtare dhe magazinimi mallrash dhe shërbime. Sipas vendimit zyrtar, periudha e funksionimit do të jetë 99 vjet dhe mund të jepet me qira me çmimin simbolik “1 euro”. Miratimi i kësaj zone vjen pas dështimit që pati dhënia me qira e zonës së Spitallës, për të cilën Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes u detyrua ta ndante në tre pjesë të vogla (dy pjesë me nga 200 hektarë dhe një pjesë me 100 hektarë) në mënyrë që t’i jepet mundësi investitorëve që të realizojnë investime. Për zonën ekonomike të Koplikut më herët kanë shfaqur interes sipërmarrje nga Maqedonia e Veriut dhe Turqia. Zona teknologjike dhe zhvillimore e Koplikut ka një pozicion strategjik pasi krijon ndërlidhje me Malin e Zi, Serbisë dhe Kosovës. Distanca e saj nga Porti i Shëngjinit është 45 km, nga Porti i Barit në Mal të Zi 34 km dhe 127 km nga Porti i Durrësit. Kriteret në bazë të të cilave do të vlerësohen zhvilluesit: – propozimi i projektit teknik – ndikimi mjedisor – ndikimi social – kohëzgjatja e punimeve – kapaciteti financiar i kompanisë dhe mundësia e financimit të projektit.

Kriteret në bazë të të cilave do të vlerësohen zhvilluesit:

– propozimi i projektit
– ndikimi mjedisor
– ndikimi social
– kohëzgjatja e punimeve
– kapaciteti financiar i kompanisë
e mundësia e financimit të projektit.