Parisi, më i nxehtë se Kajro – Kërcënojnë temperaturat ekstreme, në Danub nuk kalojë anijet

Vala e fundit e të nxehtit në Europë ka thyer rekordin e temperaturave, vetëm disa javë pasi kontinenti regjistroi qershorin më të nxehtë në histori.

Këto fenomente atmosferike kanë shtuar shqetësimet për ndryshimet klimatike, që po sjell gjithmonë e më shumë ndryshime ekstreme të motit. Sipas shërbimit federal të motit në Gjermani, të mërkurën dhe të enjten ky vend regjistroi temperatura rekord. Banorët e Parisit, Londrës dhe Brukselit po luftojnë me të nxehtin, pasi temperaturat janë rritur 10 gradë celcius mbi mesataren e korrikut, duke i bërë këto qytete më të nxehta se Singapori apo Kajro, një dukuri që nuk është regjistruar kurrë më parë. Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, e enjtja ishte dita kur temperaturat prekën nivele rekord.

Por, problemet nuk përfundojnë me kaq. I nxehti po than disa prej lumenjve më të ngarkuar të Europës, duke e bërë Danubin të pakalueshëm nga anijet e transportit të mallrave dhe të pasagjerëve, ndërsa në Francë të paktën 9 reaktorë bërthamorë kanë ulur prodhimin e energjisë elektrike. Edhe në Londër, inxhinierët e rrjetit nëntokësor hekurudhor kanë paralajmëruar pasagjerët të përgatiten për vonesa. Klimatologët shprehen se i nxehti ekstrem për herë të dytë brenda një muaji pa dyshim që vjen për shkak të ndryshimeve klimatike.

Anglia juglindore regjistroi temperatura pranë 40 gradë gradë celsius të enjten, ndërsa në Parisi deri në 42 gradë celsius. Një mot pak më i freskët parashikohet nga dita e premte. Në Holandë ndërkohë, e mërkura solli temperaturat më të larta të të gjitha kohërave, prej 39.1 gradë celsius. Edhe në Belgjikë është e njëjta situatë, ndërsa termometri regjistroi 39.9 gradë.

Lidion Kulla/SCAN