“Paradise Papers” – politikanët dhe parajsa fiskale. Media investigative trondit nga themelet botën e interesave

Paradise Papers, një projekt i përbashkët i disa mediave të njohura botërore dhe konsorciumit ndërkombëtar të gazetarëve investigativë, publikoi dje disa të dhëna lidhur me hetimet jashtë Shteteve të Bashkuara mbi aktivitetin e krerëve të shteteve dhe shumë figurave të njohura politike dhe nga fusha të tjera që mund të kenë transferuar para në parajsa fiskale me qëllimin për të shmangur taksat.

Hollësitë e këtyre aktiviteteve dolën pas nxjerrjes së rreth 7 milionë dokumentave nga Appleby, një firmë juridike që i këshillon kompanitë e fuqishme dhe elitat e pasura lidhur me disa transaksione për t’iu shmangur taksave në vendet e tyre.

Projekti ekspozon investime prej miliona dollarësh të Mbretëreshës së Anglisë, të anëtarëve të kabinetit të adminstratës Trump dhe të administratës së kryeministrit kanadez, dhe tregon gjithashtu se si kompanitë Twitter dhe Facebook sigurojnë qindra miliona dollarë në investime nga institucione financiare të shtetit rus.

Në mesin e tyre është emri i Sekretarit amerikan i Tregtisë Wilbur Ross, për të cilin dokumentet tregojnë se ka lidhje të rëndësishme biznesi në Rusi me dhëndërrin e Presidentit rus Vladimir Putin dhe me një oligark, ndaj të cilit janë vënë sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

Në dokumenetet e rrjedhura të Paradise Papers, Sekretari Ross, një industrialist miliarder 79-vjeçar, ka investuar në kompaninë e transportit Navigator Holdings dhe e ka pjesën më madhe të pasurisë së tij prej rreth 2 miliardë dollarësh në Cayman Islands, një parajsë fiskale.

Ross nuk i kishte bërë të njohura lidhjet e biznesit me Rusinë kur ai mori konfirmimin e Senatit.

Zbulimi i dokumentave lidhur me inetersat financiare të zotit Ross në Rusi vjen ndërsa prokurori special Robert Mueller dhe tre komisione të Kongresit janë duke zhvilluare hetime lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Një zëdhënës i Departamentit të Tregtisë tha se zoti Ross nuk përfshihet në çështje që lidhen me transportin trsanoqeanik dhe konsultohet me zyrtarë të etikës të agjencisë që ai drejton, për të siguruar standardet e duhura të etikës. VOA