R.SH. – Vatikan
Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, dha këtë deklaratë për gazetarët:
“Ati i Shenjtë u takua sot, siç parashikohej, me Patriarkun Bartolomeu. Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe u ndoq nga dreka, të gjithë së bashku në Shtëpinë e Shën Martës, përfshirë delegacionet përkatëse.
Para takimit, me ftesën e Sekretarit të Këshillit të Kardinajve, imzot Semeraro, Patriarku përshëndeti kardinajtë anëtarë të Këshillit dhe u nënvizoi atyre vlerën e sinodalitetit në Kishën Ortodokse, duke i siguruar se do t’i kujtojë në lutje”.