Papa Françesku: Shpresa është virtyt i një zemre, që nuk mbyllet në errësirë, nuk ndalet në të kaluarën, por di ta shohë të nesërmen

Në një mesazh në tweeter, Papa Françesku shpjegon se çfarë është shpresa: “Është virtyri i një zemre, që nuk mbyllet në errësirë, nuk ndalet në të kaluarën, por di ta shohë të nesërmen”.

“Shpresa e krishterë është virtyt i përvuajtur dhe i fortë që na mbështet, na ndihmon dhe nuk na le të fundosemi në vështirësitë e shumta të jetës”. Kështu qe shpreh Papa Bergoglio tha për shpresën,  gjatë homelisë së  Meshës kremtruar më 17 shtator të kaluar, në kapelën e shtëpisë së Shën Martës, duke komentuar fragmentin ungjillor të asaj dite nga Gjoni 8,51-59, për të nënvizuar sa e rëndësishme, madje sa themelore është shpresa në jetën e të krishterit.

E Papa Françesku shtoi: “Sot Kisha na flet për gëzimin e shpresës. Në lutjen e parë të Meshës kemi kërkuar hirin e Zotit, që ta ruajë shpresën e Kishës, që të mos ‘dështojë’. E Pali, duke folur për atin tonë Abrahamin, na thotë: ‘Besoni përtej çdo shprese’. Kur nuk ekziston më shpresa njerëzore, ekziston ai virtyt që të shtyn e të çon përpara, virtyt i përvuajtur, i thjeshtë, por që të jep gëzim, nganjëherë një gëzim të madh, nganjëherë vetëm paqe, por gjithsesi sigurinë se ajo shpresë nuk të zhgënjen. Shpresa nuk zhgënjen”.