Papa Françesku, një ide Europës: Ja si zgjidhet kriza e refugjatëve

Papa Françesku nuk ka guxuar të komentojë mbi qëndrimet më të fundit të qeverisë italiane, dominuar nga fenomeni Salvini, që u ka mbyllur portat emigrantëve dhe ka provokuar një krizë të rëndë në BE.

Por ai ka shpalosur një vizion të tij se si mund të dilet nga kjo gjendje.

Sipas kreut të botës katolike, ka ardhur koha për të investuar në ato vende prej nga vijnë emigrantët, në mos për të ndaluar luftrat, por t’u gjetur punë e ushqyer.

“Problemi i luftërave është e vështirë për t’u zgjidhur, por problemi i urisë mund të zgjidhet”, tha Papa Françesku.

Ai kërkoi nga qeveritë evropiane një program investimesh në Afrikë, të cilat i quajti “inteligjente” në funksion të frenimit të valës së refugjatëve.

“Atyre duhet t’u lejohet të zhvillohen”, tha kreu i Vatikanit, duke veçuar atë që e quajtur “pasuri kulturore të Afrikës”.

Nga ana tjetër, ai nuk kurseu as thirrjen për t’i pranuar zemërgjerësisht refugjatët, shoqëruar me përpjekje për t’i integruar dhe edukuar.