Pamjet dramatike… të vdekur mes të gjallëve, çfarë la pas tërmeti shkatërrimtar

Durrësi dhe Thumana janë dy vendet me plagët më të rënda, ndërsa vijon ende operacioni i kërkim-shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave, banorët që nuk mundën të dilnin pas goditjes së fortë të tërmetit prej 6.4 ballë, i shoqëruar më qindra pas goditje.

Fotot e bëra nga këto dy vatra që u shndërruan në vetëm pak minuta në “vatrën e vdekjes”, janë rrënqethëse dhe dramatike.

Trupa të pajetë të mbetur nën rrënoja, trupa të pa jetë që janë nxjerrë nga forcat e shpëtimit, persona të plagosur, lot e dhimbje në sytë e të gjithëve, çadrat në stadiumin “Dinamo” të Durrësit të mbushura nga njerëzit që mbetën në qiell të hapur, teksa mbajnë në duart fort të vegjlit e tyre… këto janë pamjet e rënda dhe tronditëse që la pas tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit.