Opozita nis aksionin/ Protesta, Basha: Sot është vetëm fillimi i kryengritjes popullore, nuk do të rrimë duarkryq

“Askush të mos kujtojë se ne do të rrimë duarkryq dhe do të pranojmë të heshtur puçin kushtetues për llogari të krimit, të drogës, do të pranojmë kryeprokurorin e Habilajve, Balilajve, Tahirit, Dakos.” – Kështu u ka deklaruar protestuesve para parlamentit, kryetari i opozitës Lulzim Basha, pasi në Kuvend bëri betimin nën mjegullën e kuqe të flakadanëve të opozitës, kryeprokurorja e re e vendit Arta Marku.

Basha, nga podiumi i ngritur para Kuvendit, tha: ”

Askush të mos kujtojë se ne do  të rrimë duarkryq e do të pranojmë kokëheshtur puçin kushtetues për llogari të krimit. Do të pranojmë kryeprokurorin e Habiljave, Balilajve, Tahirit, Dakos, do të pranojmë Edi Ramën të sundojë këtë vend për pasurimin e tij, dhe  pushtetin e tij, duke shkelur mbi shqiptarët dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Në më pak se dy ditë juve iu përgjigjët thirrjes së opozitës dhe unë dua t’ju falenderoj nga zemra për praninë, vendosmërinë , betejën tuaj epike sot.

Me ne janë qindar, mijëra shqiptarë që njësoj si ne, nuk mund të pranojnë kurrë një narkoshtet me një narkokryeministër,  me një narkokushtetutë, me një narkokryeprokuror.

Fillimi i lëvisjes sonë për të rikthyer kushtetueshmërinë për reformën e  vërtetë në drejtësi, për drejtësinë e pakapur politike, është fillimi i një rruge pa kthim, për përmbysjen e diktaturës së krimit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë qytetarët e lirë shqiptarë. Liri demokraci, drejtësi. ?’

http://www.syri.net/politike/118728/video-basha-sot-eshte-vetem-fillimi-i-kryengritjes-popullore-nuk-do-te-rrime-duarkryq/