OPERACIONI “Ati Ynë” NE ITALI/ Shpartallon bandën e drogës, përfundon në pranga shqiptari që kryesonte grupin

Viktor Stefanaj kishte krijuar një rrjet të gjerë që shpërndante kokainë, heroinë, hashash, marijuanë si dhe metadon në të gjitha lokalitetet e Viddalba, por edhe në Tirreno në Liguria, Toscana dhe Brescia.

Policia italiane ka mundur të arrestojë 9 persona, ndërsa kreu i grupit ishte 45 vjeçari shqiptar Viktor Stefanaj, një fermer i padyshimtë në zonë dhe banues prej vitesh në Viddalba, i integruar mirë, i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Ai, megjithatë kishte kontakte të ngushta me Shqipërinë nga ku furnizohej me lëndë narkotike, kanalet e të cilës janë ende në hetim. Nëpërmjet një shtetasi italian, 34 vjeçarin Christian Fresi, ata furnizonin pjesën bregdetare të Sardinias, por edhe zona të caktuara në Milano.

Ai është zhdukur dhe është shpallur në kërkim nga policia. Operacioni i koduar ”Padre Nostro”, (ati ynë), ka çuar në pranga Stefanajn, i cili udhëtonte me një makinë, në bordin e të cilit kishte lëndë narkotike.

Gjatë arrestimit, është konfiskuar rreth një 1 kg drogë e përzier. Gjatë hetimeve dy vjeçare, policia thotë se ka dokumentuar rreth 150 shkëmbime mallrash me vlerë mijëra euro.