“Nuk jam dakord gjithmonë me ato që thotë ambasadori amerikan, Donald Lu”, Rama: Task-forcë speciale për krimin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar pasditen e së dielës luftën e policisë me krimin dhe kultivimin e kanabist.

Në fjalën e tij, Rama tha se droga nuk u trafikuar për herë të parë në vitin 2013, por është një histori që daton që para 26 vitesh.

“Ne e fituam betejën me kanabisin. Viti 2017 e nxorri vendin nga harta e zezë” – tha kryeministri.

Ai i quajti akuzat e opozitës si përpjekje për të nxjerrë ditën e punës në politike. Sipas Ramës, sot ka një rënie drastike të korrupsionit në radhët e policisë.

Rama theksoi se 40 orë më parë e gjithë Shqipëria dhe partnerët tanë u njohën me luftën kanabisit. Kjo deklaratë përkon me vizitën e dy ditëve më parë të ministrit të Brendshëm italiane, Marco Minniti.

“2 vitet e fundit kemi sekuestruar 80 milion euro pasuri të krimit. Turp, hetim dhe ndëshkim deri në fund për të gjithë ata policë që u joshën nga krimi dhe u bënë palë më të” – tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri tha se do të ngihet një Task Force Speciale, e cila do të marrë përsipër operacionin më afatgjatë në luftën kundër krimit të organizuar, një pjesë do të jetë forca e ligjit dhe nuk do të ndahet me askënd në operacionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rama falenderoi partnerët ndërkombëtarë ndërsa u ndal të ambasadori amerikan, Donald Lu.

“Falenderoj ambasadorin Donald Lu me të cilin nuk jam dakord gjithmonë për ato që thotë, por jam 100% dakord me ato që bën për të mirën e shqiptarëve” – tha kreu i ekzekutivit në Komunikimin Javor.