Flakët e zjarrit të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta që në shënonin deri 37 gradë celsius kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi.
Të parët që kanë ndërhyrë kanë qenë banorët e zonës por ka qenë e pamundur që zjarri të vihet nën kontroll. Vetëm pas mbërritjes së zjarrfikëseve flakët janë izoluar dhe është bërë e mundur shuarja e vatrës të zjarrit.
Në të njëjtën kohë është regjistruar e një vatër tjetër zjarri në kodrat e Tepes në periferi të qytetit të Shkodër.
Zjarri në këtë zonë ndodhej jo shume larg shtëpive dhe depove të ujësjellësit e kjo situatë ka bërë që drejt zonës të nisen të gjitha zjarrfikëset ku brenda disa minutave është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Për të dy rastet policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit pasi dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvenie të qëllimshme nga barinj të zonës për hapje të kullotash të reja.