Nga Ndue BACAJ
Në vend të hyrjes
Titulli “një kafe me Jonuz Delajn”, mu dukt se i shkon per-shtat këtij portreti kushtuar lahutarit dhe kantautorit të njohur të Kelmendit , Malësisë Madhe e më gjërë , pasi portreti është i vogël (sa një kafe) , në krahasim me portretin e madh që ka krijuar me vepren e tij mbi gjysemshekullore “kreshniku” i lahutes Jonuz Delaj. Vetëm interpertimi me lahutë i këngëve të kreshnikeve nga Jonuz Delaj më bënë të mendoj se kengët e kreshnikeve , ndonse linden shekuj para Jonuzit, ato më duken sikur u krijuan enkas per t’u kenduar nga ky lahutar i Kelmendit , djepit të kreshnikëve.
Jetshkrim i vogël per lahutarin e madh
Jonuz Delaj lindi në vitin 1950 , në Nikç të Kelmendit , në njërin prej bajraqeve më të permendura per trimeri , urti e atdhetari të kesaj treve nga më famozet e Shqiperisë Etnike.. Jonuzi lindi në një familje patriotike , që trojeve shqiptare u dualen zot ndër mote e shekuj me pushkë , por edhe me këngë të shoqeruar me veglen e traditës , lahutën , me të cilen ata ju kenduan trimave e trimëreshave , ju kenduan virtyteve e vlerave të mrekullueshme ketyre trojeve, dhe njëkohesisht me këngë e lahutë u percollë nga njeri brez në tjetrin historia, frymzimi e lavdia ndër shekuj…Jonuz Delaj u rritë së pari në shkollen epike të “votres”, shkollën që e kishte çdo shtepi fisnike e Kelmendit e Malesisë Madhe, që siç shkruante i madhi at Gjergj Fishta: “Kjo ishte metoda më e aftë per tja dalë qellimit edukativ ishte ajo e maleve tona, ku shkollë e kateder ishte asohere votra mikpritëse , ku mësues ishte tata, edukatore lokja fisnikeshë ,liber kanuni e rapsoditë, kalem lahuta e çiftelia, bibliotekë kallzimet e pleqëve ,disiplinë respekti ndaj të vjetërve, e nderimi ndaj gruas e motres… Në shtepin e të parëve të Jonuz Delajt pranë pushkes gjithmon ishte e varur lahuta . Lahuta mesohej e trashigohej brez pas brezi siç mësohej pushka per tu dalur zot trojeve shqiptare . Si edhe mban mend lahutari Jonuz Delaj lahuta që ka prekur me dorë që femijë ishte lahuta e trashigueme prej gjyshit tek babai i Jonuzit , ishte një lahutë që kur nuk kishte zënë qaxhë (tym nga zjarmi i shtepisë) ,pasi i kishin ra e kënduar si gjyshi dhe babai i Jonuzit. Lahuten në dorë Jonuzi e kishte marrur që i vogël , madje në moshen 7 vjeçare ai merr pjesë në një organizim që bëhet në Kelmend , me qellim zbulimin e talenteve të vegjël. Në atë kohë komisioni i vlersimit të talenteve , Januzin e vogël e vlerson si lahutarin më të mirë. E themi lahutarin , pasi në organizimin e zbulimit të talenteve të vegjël (të reja) konkuronin edhe talente të veglave të tjera popullore , si fyelli , zymarja , çiftelia e deri te kënga maja-krahut. Jonuzi edhe sot e kujton atë kohë kur mori me i ra lahutes në moshen 7 vjeç dhe më e madhe ishte lahuta se lahutari… Pas ketij evenimenti Jonuzi i vogel thirrej shpesh që t’i binte e kendonte lahutes në odat malësore gjatë mbasditeve dhe neteve , kur burrat mblidheshin në shtepiat e njeri-tjetrit ,per zafete , kuvende , lojra e tjer , ndersa Jonuzi i vogel kendonte me lahutë kryesisht këngët e eposit të kreshnikëve. Keshtu vitet rrodhen e zani mori dhenë , se në Nikç të Kelmendit është një djal që i bie e i këndon mrekullisht lahutës. Jonuzi edhe në ato vite të një fëmijrie të veshtirë si per gjithë moshataret e tij , lahuten nuk hoqi doret , ai duke u rritur vijonte të merrte pjese në të gjitha aktivitete e kohes që zhvilloheshin në Kelmend , madje ai shpesh thirrej per të kenduar me lahutë , në dasma e gezime familjare dhe festa fetare. Ai kendoi në logun e bjeshkeve e logjet e tjera të kohës , si dhe me rastin e festave fetare si Shna Prendja e Shna Rroku e tjer. Kudo ku kendoi Jonuzi jehoi zeri i tij , shkelqyen tingujt e ëmbël të lahutes , aq sa me keto interpertime u dukej pjesmarresve se janë gjallë e po jetojnë kohen e kreshnikëve , që djepin e kanë pasur në trojet e Kelmendit.. Jonuz Delaj gjatë ketyre viteve do të perfundonte me rezultate shumë të mira edhe shkollen 7 vjeçare të kohës në vendin e tij. Në vitin 1966 Jonuz Delaj kujton se ka ecur në këmbë nga Nikçi i Kelmendit per në Reç (të Malesisë Madhe) ,ku me rastin e perkujtimit të luftës antifashiste të kesaj krahine zhvilloeshin edhe aktivitete kulturore , me kengëtarë , instrumentist e valltarë . Me ketë rastë perzgjidheshin më të miret per tu aktivizuar në aktivitete të tjera lokale e kombetare. Mbas vitit 1967 që u hap rruga e makines per në Kelmend filloi një erë e re edhe per lahutarin e ri Jonuz Delaj. Muzikantet e njohur të Shkodres si
Tonin Daija , Gjon Kapedani , Pjeter Gaci , Çesk Zadeja e mbi të gjitha studiuesi e njohesi i shkelqyer i folklorit Ramadan Sokoli , kanë mbetur të pashlyer në mendjen e Jonuzit , pasi siç kujton ai ata e kanë ndihmuar në aktivitetin e tij aq shumë sa i kanë afruar rrugen per të “shkuar” më lartë , në kryeqytetin e Shqiperisë –Tiranë , deri në asamblin (shtetror) të këngëve e valleve… Jonuzi Delaj do të merrte pjesë per herë të parë në festivalin e dytë folklorik kombetar në vitin 1968 , e pastaj do të vijonte të merrte pjesë me sukses në të gjitha festivalet folklorike kombëtare të zhvilluara deri sot ,here pjesë e grupeve të Shkodres e herë e grupeve të Malesisë Madhe . Në vitin 1971 lahutari Jonuz Delaj do të caktohej të shkonte në festivalin ballkanik të folklorit që do të zhvillohej në Ohër (Maqedoni). Me ketë rast radiot e asaje kohe do të transmetonin kenget e ketij lahutari. Enkas per ketë festival Jonuzi kishte krijuar kengën që do ta kendonte vetë me lahutë dhe i kushtohej një heroine shqiptare të shekullit 17-të , në luften kunder pushtuesve turq , Norës së Kelmendit. Duke biseduar per ato kohë Jonuzi më kerkoi që tja publikoj katër vargje të kesaj kenge që e ka krijuar e kenduar që para 46 viteve:
“Në maje t’bjeshkëve të Kelmendit
Mblidhen burrat n’log të kuvendit
Ndër ta ishin edhe burrnesha
Nore trime sokolesha …”
Pas kesaj pjesmarrje të parë dhe të sukseshme jashtë kufijeve të Shqiperisë , Jonuz Delajt ju hap disi rruga per të marrë pjesë në festivale rajonale apo në organizime të tjera , kryesisht në trojet shqiptare të mbetura jashtë kufijeve politik të vitit 1913 të republikes të Shqiperisë e tjer. Në vitin 1973 Jonuz Delaj perseri do të ishte pjesmarres në festivalin e Ohrit , si dhe në organizime të tjera folklorike e muzikore në Mal të Zi. Më ka mbetur në mendje tregon Jonuzi kenga “Lahutari i Bjeshkëve” të cilen e krijova enkas kur dhashë koncerte në vitin 1978 në trojet shqiptare nën Malin e Zi. Por viti më i pa shlyer per Jonuz Delajn ka mbetur viti 1980 , kur me rapsodin dhe kanautorin e e njohur Sali Mani do të shkonin në perberje të grupit të Radio-Shkodres dhe do të jepnin disa koncerte në trojet shqiptare të Kosovës kreshnike.. Jonuzit i kujtohet se Sali Mani kishte pergatitur një këngë të mrekullueshme per Hasan Prishtinen , por kjo kengë nuk u lejua të kendohet , ndaj thotë Jonuzi unë kam qendruar tërë naten bashkë me Sali Manin per të krijuar një kengë tjeter që do ta kendonte në të nesermen . Kënga kishte titullin domethenës “ Mirse të gjejë Kosova trime”. Per çudi kjo këngë u lejua të kendohet nga kengetari Sali Mani . Kenga siç dihet u bë hit në tërë Kosoven , në trojet e tjera shqiptare e kudo në Botë ku jetonin shqiptar…Vlenë të theksohet se ndonse pushteti komunist censuronte rreptë artin e kulturen në Shqiperi , kur na nxjerrnin jasht shtetit (per aresye politike në arenen nderkombetare ) dukej se na toleronin disi në kenget e vallat tona . Jonuz Delaj ndër mote ka qenë edhe një adhurues i hershem i patriotit e poetit kombetar At Gjergj Fishta , ndonse ky gjeni ishte i ndaluar nga regjimi komunist . Jonuzi që në atë kohë i kishte kushtuar Fishtes një këngë kuptimplotë (per kohen) , që Jonuzi thotë se e kendonte me zë të ulët , vetem per vehte. Disa nga keto vargje edhe me deshiren e Jonuzit menduam ti citojmë :
“Ti me më falë lahuta shqiptare
Ti me më falë o Fishta ynë gjeni
Kengët e tua kurr nuk mund t’i këndova
Se vinte “deti” , besa “hova –hova”
Edhe pse muza e ime ishte e gjanë…”
Në vitin 1991 Jonuz Delaj merr pjesë në festivalin folklorik Europian që u zhvillua në Ankara të Turqisë , ku pati mjaftë sukses. Në vitin 1995 grupi folklorik i Malesisë Madhe do të ishte fitues i festivalit folklorik kombetar që u zhvillua në qytetin e Beratit , dhe si i tillë më pas do të perfaqesonte Shqiperinë me mjaftë sukses në një festival nderkombetar në Francë. Jonuz Delaj do të ishte një ndër perfaqesuesit më dinjitoz e të vlersuar të grupit folklorik të Malesisë e Shqiperisë. Vlenë të theksohet se Jonuz Delaj ishte pjesmarrës edhe në të gjitha aktivitetet kulturore lokale e më gjërë , si dhe ishte një punonjës i palodhur dhe i dalluar në punen e tij , aty ku punonte , e veçanarisht në ato veprat e kohës…
Jonuz Delaj si një patriot që e don pa hile vendin e vet , e kishte perjetuar me dhimbje të madhe vitin e mbrapshtë 1997 në Shqiperi . Ketij viti i kishte kushtuar një kengë me titullin domethënës : “Një andërr me Pashko Vasen”, kengë që sipas deshires të lahutarit Jonuz Delaj po e citoj:
“Një anderr me Pashko Vasen”
“Në krisma të plumbave në gjumë sa rashë
Pashko Vasen në anderr e pashë
Erdhi si hije e ngadalë më thotë
Burrat kombi ku i ka sot ?
Zot ça asht per ty Shqipni
A prapë mbeta me krye në hi
Po Zot ç’ka lahuta e mjerë
Që në atë gozhdë paska mbetë vjerrë
A thua s’din kerkush me i ra
Që në gjakë e në lotë kenka la
Pashko Vasa o atdhetar
Besa besë jam lahutar
Por më ka mbetë e shkreta varë
Se ditë per ditë mja bajnë ka i varrë
Baj me knua ,s’punon ma zani
N’gjakë lahuta e n’gjakë vatani.”.
Ndersa në vitin 1999 Jonuzi do të merrte pjesë në festivalin tregues të vlerave folkorike , së bashku me grupin Çam. Festivali ishte organizuar nga Universiteti i Bolonjes (Itali), ku edhe u zhvillua ky festival. Në vitin 2000 Shoqata Ndërkombetare “Bienale di Venezia” , do të organizonte festivalin folklorik dhe etnografik . Jonuzi në ketë festival perveçse ka interpertuar kengë me lahutë nga Eposi i Kreshnikëve , plus lirika (rreth 20 minuta) , ai edhe ka folur per vlerat e lahutës dhe ndertimin e saj si instrument popullor shumë i hershem. Mbasi festivali zhvillohej në Venezia , Jonuz Delaj do të kendonte edhe një këngë lirike që kendohej që heret në Shkoder e Malësi dhe i kushtohej kohës të Venedikut. Disa nga keto vargje po i kujtojmë si më poshtë :
“Na vinë barkat me bajama
Me bajama venedikut
Me ja plasë zemrën ashikut
Ashik kjosh , ashik mos kjosh
Në maje t’bjeshkëve ti dimnosh…”
Kjo kengë (veç të tjerave) u duartrokitë gjatë nga të pranishmit…
Disa nga vlersimet e punës dhe vepres të Jonuz Delajt
Per aktivitetin e tij si lahutar e kantautor (folkloric) z. Jonuz Delaj është vlersuar me medalje , çrtifikata , diploma, tituj , çmime fituese etjer , disa nga të cilat mendova ti rendis si vijon:
1.Medalja “Naim Frashëri”,- nga presediumi i kuvendit popullor.. (1979).
2.Medalja e Punës , – nga presediumi i kuvendit popullor (1985).
3.Çmimi i parë (si grup folklorik i rrethit të Malësisë Madhe) në vitin 1995 në Berat.
4.Fitues i çmimit “Lahutari më i mirë” , Lezhë 2003.
5.Çertifikatë mirnjohje per kontributi e shquar në rapsodinë shqiptare.(dhënë nga qendra kombetare e veprimtarise folklorike-Tiranë).
6.Çertifikatë pjesmarrje në festivalin e katërt folklorik kombetar , të rapsodëve dhe instrumentisteve popullor –Lezhë 2005.
7.Diplomë e instrumentistit popullor , fitues i çmimit “Lahutari më i mirë” ,Lezhë 2005.
8.Çertifikatë pjesmarrje në festivalin folklorik kombetar , Gjirokaster 2009.
9.Çertifikatë mirnjohje , Tuz -2009.
10.Diplomë e vendit dytë në festivalin folklorik tipologjik kombetar të rapsodëve e instrumentisteve popullor , Lezhë -2010.
11. Titulli “Qytetar Nderi “ i Bashkisë Koplik.
12.Çertifikatë nga komuna Klinë (Kosovë) si interpertuesi më i mirë (2014).
13.Çertifikatë mirnjohje nga komuna Klinë , qershor 2014.
14.Çertifikatë pjesmarrje në festivalin folklorik kombetar të rapsodëve dhe instrumentisteve , organizuar nga Ministria e Kultures ,Qendra kombetare e veprimtarive folklorike , Bashkia Lezhë.
15.Tutulli “Lahutari i Malësisë” , dhënë nga revista “Fjala” -2014.
16.Mirnjohje nga Muzeu Etnografik i Malësisë , Lekaj-Tuz -2016.
17.Çmimi i mirnjohjes nga Shoqata artistike “Buna 2” dt.25 janar 2017 e tjera të cilat besoj se do t’i plotesojnë fotot e ketyre vlersimeve që “shoqerojnë” ketë portret.
Jonuz Delaj është jo vetem një lahutar i mrekullueshem , por edhe një krijues tekstesh të kengeve që shumicen i ka kenduar vetë , ku disa nga keto këngë janë edhe poezi të mirfillta të krijuara e “lmuara” si një poet i vertet.
Në vend të një epilogu
Per të gjithë ketë aktivitet të sukseshëm në fushen e folklorit , z. Jonuz Delaj falnderon edhe fatin e madh që ka lindur e rritur në një trevë si Kelmendi ku folklori në pergjithsi e lahuta në veçantin kanë pasur e kanë djepin e tyre të pa-mort ndër shekuj. Në Kelmend çdo shtepi ka pasur lahutë dhe shumë kelmendas janë të njohur si lahutar të mrekullueshem , madje ketu edhe femrat i bien e kendojnë lahutës . Prandaj thotë Jonuzi disave prej tyre nuk po mundem pa jua permendë emrat si : Ndue Biboçi , Prenash Zefi , Gjeto Gjon Vuktilaj , Martin Lleshi , Prekë Gjon Luca , Dedë Pati (i cili dinte thuajse gjithë ciklin e këngëve të eposit të kreshnikëve) , Pretash Nila , Nikollë Loshi , Zef Prekë Mirashi e deri te lahutarja e re Vera Qosja e tjer e tjer , që ndonse per momentin nuk po mundem tju a kujtoj të gjithve emrat , emrat e tyre janë të skalitur në perjetsi në trojet e Kelmendit , djepit të kreshnikëve dhe lahutarëve që kenduan , këndojnë e do të këndojnë sa të jenë jeta… Jonuz Delaj është një nga ata që linden e rriten trojet e Kelmendit , dhe njëkohësisht edhe një nga lahutarët më të medhenjë të të gjitha kohrave në Kelmend , Malësi të Madhe dhe në të gjitha trojet shqiptare të “Lahutës”…