Një atak kardiak i ka marrë jetën në moshën 68-vjeçare kompozitorit të njohur, Aleksandër Lalo

Kultura shqiptare pësoi një goditje të rëndë të dielën në mbrëmje, kur ka ndërruar jetë në moshën 68-vjecare, pas një arresti kardiak kompozitori i njohur Aleksandër Lalo.

Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Lalo kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973.

Aleksandër Lalo është një nga kompozitorët më të dashur për publikun shqiptar brenda dhe jashtë vendit, duke kompozuar në të gjitha zhanret, përfshirë edhe muzikën e shumë filmave të njohur. Javanews i shpreh familjes së kompozitorit ngushëllimet më të sinqerta.

 

Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të kolegut të tij Aleksandër Lalo. Në një postim në FB, ai ka publikuar një mesazh prekës, duke u shprehur i shokuar.

Ja mesazhi i Shpëtim Saraçit

TOTALISHT I SHOKUAR NGA HUMBJA E PAPRITUR E ALEKSANDER LALOS.

Sander te njohen pak.

Te faleminderit per gjiithçka na trashegove.

Do kemi mall per gjithçka tenden.

E kishim lene qe do benim 1 koncert te madh LIVE se bashku…Na e bere me hile…

Jeta kjo qenka i dashur Sander…..

Pushofsh ne paqe mik i dashur.

R.I.P

 

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e kompozitorit Aleksandër Lalo. Në një postim në rrjtet sociale, Luan Rama shkruan se “pa Aleksandër Lalon muzika, arti dhe gjithë bota shqiptare sot janë më të varfër dhe të pushtuar prej dhembjes e pikëllimit!”

Postimi i Luan Ramës në Facebook

Pa Aleksandër Lalon, muzika, arti dhe gjithë bota shqiptare sot janë më të varfër dhe të pushtuar prej dhembjes e pikëllimit!

Eshtë ndarë nga jeta ai që aq bukur dhe me aq dashuri i këndoi jetës e që na fali gëzim e dashuri me shpirt gjithë jetën e vet!

Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij!

U prehsh në paqe Sandër Lalo ynë, që me muzikën tënde të bukur e shqiptare në ashtin e vet, do të mbetesh një yll i ndritshëm në përjetësi!

 

 

Lista me filmat e kompozuar nga Aleksandër Lalo:

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)