Nisin largimet e para në PD, anëtari i Këshillit Kombëtar: S’ka më shpresë

Përmes një statusi në ‘Facebook’ anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka njoftuar largimin nga kjo forcë politike në një kohë kur situata politike në selinë blu paraqitet e tensionuar pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, zgjedhjeve në PD, si dhe zërave për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Duke falënderuar përkrahësit, Edvin Kulluri thotë se largohet nga PD, pasi nuk ka shpresë se gjerat mund të ndryshojnë.

Statusi i Edvin Kullurit:
Te dashur miq dhe dashamires! Sidomos ju me te cilet kam punuar sidomos keto 4 vite ne opozite per fitoren e PD dhe te djathtes, per nje qeverisje me te mire. Ju falenderoj per mbeshtetjen e luajalitetin sidomos demokratet e Tepelenes me te cilet punuam per riorganizimin e PD ne vitin 2014 dhe ata te Selenices nga viti 2015 e ne vazhdim.

Po ashtu ndjej nje mirënjohje te thelle per ata gazetare qe megjithe presionin e qeverise por fatkeqesisht edhe nga brenda PD-se per te mbyllur studiot, me kane ftuar dhe mbështetur per 4 vite rresht te thoja te vertetat sic i mendoja.

Nga dita e sotme bej me dije vendimin tim per tu terhequr nga politika ne kushtet e qeverisjes me te keqe ne 27 vite dhe një opozite qe po shkon drejt veteasgjesimit.

Ne nje situate te paprecedente, ndërkohe kam patur kenaqesine te bashkëpunoj me nje grup te madh njerëzish me kurajo brenda PD, per te mos lejuar kete farse te shemtuar qe po ndodh.

Duke qene se nuk ma lejon morali te konformohem por dhe duke mos pare shprese se gjerat mund te ndryshojnë e shoh me te udhës te tërhiqem ne jetën private. Ju falënderoj dhe njëherë.