Nga jeta e rrugës në shkollë, shpresë për të sotmen dhe të ardhmen e 208 fëmijëve

Alisa është vajza e vetme e një familjeje që jetonte në situate rruge, mes Elbasanit dhe Tiranës duke mbledhur materiale të riciklueshme. Ajo është 8 vjeç po asnjeherë nuk ka qenë e regjistruar në gjendje civile dhe nuk kishte shkuar kurrë në shkollë.

Pas identifikimit nga skuadrat e terrenit dhe referimi pranë Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijës nr 8 në Tiranë ka filluar menaxhimi i rastit, janë bërë takime këshilluese dhe informuese me 2 prindërit e vajzës.

Sot, falë punës së Institucioneve të Mbrojtjes së Fëmijëve prane Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Alisa ndjek klasën e parë të shkollës ‘Siri Kodra’. Ndërkohë po punohet për rregjistrimin e saj në Gjendje Civile.

Familja është mbështetur me medikamente, pako ushqimore dhe së fundmi është berë e mundur transferimi i vendbanmit nga Elbasani ne Njësinë Administrative nr 8. Pas realizimit të procedurave të shpërnguljes së vendbanimit po punohet për të referuar prindërit e saj për punësim.

Sipas të dhënave nga ministria 208 fëmijë në situatë rruge ulen në bankat e shkollës.