Nga buqeta me lule e nuses e deri te fjalimi prekës – mënyrat se si u kujtua Princesha Diana përgjatë gjithë dasmës mbretërore

Dasma e tyre ishte me siguri dita më e lumtur e jetës për Meghan Markle dhe Princin Harry, por mungesa e nënës së dhëndrit, Princesha Diana pa dyshim e zbukuroi procedurën me trishtim.

Megjithatë, çifti zgjodhën që në çdo element të dasmës së tyre ta kujtojnë princeshën e Uellsit – e cila u vra në një aksident automobilistik në Paris, 20 vjet më parë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Nusja kishte në dorë një unazë tejet të veçantë, e cila ishte punuar me diamantet e të ndjerës Diana.

Princi Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Kështjellën Wisdor (Foto: Getty Images)

Në një moment,fansat e mbretërorëve spekuluan se një vend kishte mbetur bosh në afërsi të Harryt, por doli se ishte një çështje e protokollit mbretëror pasi askush nuk mund të ulet para Mbretëreshës në kishë.

Megjithatë, nuk kishte mungesë të elementeve të princeshës Diana gjatë gjithë ditës më të rëndësishme të Harryt dhe Meghanit.

NJË NGA BUQETAT MË TË PREFERUARA TË DIANËS, NË DORËN E NUSES

Buqeta me lule e Meghan Markle ishte punuar me lulet e preferuara të Dianës (Foto: Getty Images)

Buqeta martesore e Meghanit u krijua me lulet më të pëlqyera të princeshës Diana, së bashku me kërcellin e zgjedhur nga Harry nga kopshti i tyre privat në Pallatin e Kensingtonit.

“Çifti i zgjodhi në mënyrë specifike që të përfshihen në buqetën e zonjës Markle për të nderuar kujtimin e princeshës së ndjerë në këtë ditë të veçantë”, tha një zëdhënës për Pallatin e Kensingtonit.

Dasma Mbretërore: Gjithçka rreth martesës glamuroze të Princit Harry dhe Meghan Markle të mbajtur në Kështjellën WisdorDasma Mbretërore: Gjithçka rreth martesës glamuroze të Princit Harry dhe Meghan Markle të mbajtur në Kështjellën Wisdor

Por këto nuk janë të vetmet, pasi bamirësia e ngritur nga Harry në vitin 2005 për të ndihmuar fëmijët në disavantazh në mbretërinë e Afrikës së Jugut të Lesotos – tregon se ai ka trashëguar shumëçka nga e ëma e tij.

HIMNI I PREFERUAR I PRINCESHËS DIANA

Himni i preferuar i Princeshës Diana është kënduar në kishë gjatë martesës mbretërore(Foto: Getty Images)

Himni “Guide Me, O Thou Great Redeemer”, që u luajt në funeralin e Princeshës Diana, ishte një nga favoritët e princeshës së ndjerë.

Dhe djali i saj ishte dukshëm emocional kur himni u luajt gjatë ceremonisë së djeshme, duke fshirë lotët gjatë betimit.

FJALIMI I MOTRËS SË DIANËS

Motrat dhe vëllezërit e Princeshës Diana ishin prezent në dasmë dhe ata mbajtën një fjalim prekës (Foto: Getty Images)

Princi Harry përfshiu një tjetër mënyrë kujtimi për nënën e tij të ndjerë Diana, teksa në dasmën e tij u bë leximi i një fjalimi Biblik për fuqinë e dashurisë së përjetshme.

Motra e Dianës, Lady Jane Fellowes, e nisi ceremoninë me këtë fjalim, nga kapitulli i tetë i Këngës së Solomonit, në çarçafin e Chapel të Shën Gjergjit, pasi çifti përfundoi betimin.

“Më vër si një vulë mbi zemrën tënde, si një vulë mbi krahun tënd; sepse dashuria është e fortë si vdekja, pasioni i ashpër si varr” lexonte ajo.