New York Times 6 tetor 1971: Si Shqipëria komuniste arriti ta fuste Kinën në OKB

Para 40-vjetёsh Shqipёria ishte nё qendёr tё vёmendjes botёrore pasi kishte paraqitur rezolutёn e saj pёr pranimin e Republikёs Popullore tё Kinёs nё Kombet e Bashkuara. Pёrfaqёsuesit e Shqipёrisё nё kёtё Organizatё, Nesti Nase dhe Halim Budo ishin aktorёt kryesorё gjatё gjithё debateve qё u zhvilluan nё asamblenё e pёrgjithshme tё Kombeve tё Bashkuara nё New York. Gazetat dhe mjetet elektronike tё informacionit njoftonin gjerёsisht pёr kёmbёnguljen e pёrfaqsuesve shqiptarё nё mbёshtetje tё Kinёs komuniste. Diplomatёt shqiptarё shumё herё ishin tё rreptё dhe tepёr tё ashpёr ndaj kundёrshtarёve tё tyre politikё sidomos ndaj Shteteve tё Bashkuara. Pёr ashpёrsinё e tyre nё kёtё asamble ka folur  ish-presidenti George Herbert Bush, i cili nё atё kohё ishte ambasador i Amerikёs nё OKB. Pastaj ishte dhe njё koinçidencё qё pёr çёshtje tё rendit alfabetik Shqipёria dhe Shtetet e Bashkuar kishin vendet njёra pranё tjetrёs nё Asamblenё e Pёrgjithshme. Me rastin e 40-vjetorit tё pranimit tё Kinёs Komuniste nё kёtё Organizatё pёrgatitёm disa shёnime botuar nё gazetёn The New York Times. Rezoluta e Shqipёrise kishte fituar 2/3 e votave tё anёtarёve tё Asamblesё sё Pёrgjithsme tё OKB-sё. Sot pas 40-vjetёsh i kujtojmё ato debate diplomatike qё u transmetuan nё kanalet televizive tё Amerikёs.

Shqipëria thotë se Pekini nuk pranon
asnjë plan për 2 Kina në OKB

New York Times, 6 tetor 1971
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Nesti Nase, tha në Asamblenë e  Përgjithshme sot se Pekini ka mbetur i pandryshuar në kundërshtim me çdo lloj marrëveshje që do të ofrojë përfaqësimin e dy regjimeve kineze në Kombet e Bashkuara.  Z.Nase lexoi për në proçesverbal një deklaratë të bërë në 20 Gusht nga qeveria komuniste kineze se ajo nuk do të “ketë absolutisht asgjë të bëjë me Kombet e Bashkuara”, nëse krijohet një situatë për dy-Kina ose një Kinë-dhe-Taivan.
Përfaqësuesi shqiptar bëri këtë deklaratë në përgjigje të Sekretarit të Shtetit William P. Rogers, i cili argumentoi në të njëjtën tribunë dje se Pekinit mund t’i mjaftojë të pranojë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe një vend në Këshillin e Sigurimit edhe nëse Qeveria Nacionaliste Kineze në Taivan mbetet në organizatën botërore.

Refuzim i vendosur
Deklarata e Pekinit në gusht, e cila është shpërndarë jashtë vendit nga Hsinhua, agjencia kineze e shtypit, ishte një përgjigje për një deklaratë të mëparshme nga z. Rogers në mbështetje të pranimit të Pekinit në Kombet e Bashkuara, ndërsa kundërshtonte dëbimin e Nacionalistëve. Duke hapur fjalën me kuotimin e deklaratës së Pekinit, Z. Nase deklaroi se “Qeveria e Republikës Popullore të Kinës dënon dhe hedh poshtë me vendosmëri këtë manovrim të Shteteve të Bashkuara”.
Shqipëria është duke vepruar si menaxher për të ashtë-quajturën rezolutë shqiptare që bën thirrje për pranimin e Pekinit dhe dëbimin e Kinës Nacionaliste. Sponsorët e tjerë të kësaj rezolute zakonisht i referohen të deleguarit shqiptar për çështje të procedurës dhe strategjisë, dhe pranojnë pohimin e tij se ai është duke shprehur dëshirat e sakta të Pekinit në procedurë dhe strategji.
Më herët sot, Presidenti i Meksikës, Luis Alvarez Echeverría la të kuptohet hapur në një fjalim në Kuvend se Shtetet e Bashkuara kishin humbur mbështetjen e tij për çështjen kineze.
Ai deklaroi se Kinës kontinentale duhet t’i jepet “vendi i saj i merituar” në Kombet e Bashkuara dhe se Kuvendi, në të njëjtën kohë duhet të “pranojë se sovraniteti dhe integriteti territorial i kombit kinez janë juridikisht të pandashme”.
Burime të besueshme meksikane thanë më pas se Presidenti kishte për qëllim të sinjalizojё që Meksika do të votojë jo vetëm kundër rezolutës së sponsorizuar nga Amerika që bën thirrje për pranimin e Pekinit dhe për mbajtjen e Kinës Nacionaliste në Kombet e Bashkuara, por edhe kundër rezolutës proçedurale që kërkon të bëjë dëbimin e Kinës Nacionaliste një “çështje të rëndësishme” që kërkon një shumicë prej dy të tretave.
Qeveria meksikane është përshkruar nga disa burime, se mban pozicionin se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara në favor të dy karrikeve për Kinën ishte juridikisht në mospërputhje me Statutin e Kombeve të Bashkuara dhe si rezultat një “shërbim në dëm” të organizatës botërore.
Rezoluta e Sh.B.A-së bazohet në ’70.Vitin e kaluar Meksika votoi me Shtetet e Bashkuara për rezolutën e çeshtjes-së rëndësishme dhe kundër rezolutës shqiptare që bën thirrje për pranimin e Pekinit dhe dëbimin e Qeverisë së Taivanit.
Diplomatët Latino-amerikanë thonë se Presidenti Echeverría duke theksuar njohjen e integritetit territorial të Kinës shpreh kundërshtimet që disa vende të tjera latine, duke përfshirë edhe Argjentinën, ngrenë kundër propozimeve të Shteteve të Bashkuara.
Pas 10 ditëve debat të përgjithshëm në Kuvend, gjatë së cilës shumë shefa të qeverive kanë aluduar mbi Kinën, shumica e diplomatëve besojnë se suksesi i përpjekjeve të amerikanëve mund të varet në një ose dy vota.
Meksika është vendi i trembëdhjetë që ka treguar se ajo nuk do të ndjekë Washingtonin në lidhje me problemin e çështjes-sё-rëndësishme këtë vit ashtu siç ndodhi vitin e kaluar. Të tjerët janë Argjentina, Austria, Britania, Kanadaja, Ekuadori, Islanda, Irani, Izraeli, Italia, Hollanda, Sierra Leone dhe Turqia.
Në përpjekjet e saj për të luftuar këto dhe dezertime të tjera, Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit e saj mund të arrijnë të fitojnë disa vota nga kombet që nuk kanë votuar për këtë çështje përpara. Ata janë anëtarët e rinj të pranuar në selinë e këtij sesioni, Bahrein dhe Katar, si dhe Omani, i cili mund të pranohen përpara fillimit të debatit mbi Kinën. Butani, një tjetër anëtar i ri, ka të ngjarë të votojnë për Pekinin.

Të lëkundurit e mëparshëm mund të votojnë
Ka edhe të lëkundur që abstenuan për çështjen-e-rëndësishme vitin e kaluar – Barbados, Çad, Mauritania dhe Trinidadi. Indonezia, e cila nuk ka votuar për këtë çështje për disa vjet, ka shumë mundësi ta bëjë këtë – në një mënyrë apo tjetër – gjatë seancës, për shkak se Ministri i saj i Jashtëm, Adam Malik, është President i Asamblesë.
Belgjika, një tjetër e lëkundur e mundshme, mendohet se ka vendosur të votojnë me Shtetet e Bashkuara për çështjen-e-rëndësishme, siç bëri vitin e kaluar.
Sekretari Rogers ka pasur takime sot me Ministrat e Jashtëm të Kinës Nacionaliste, Singaporit, Portugalisë, Spanjës, Marokut, Jordanisë, Senegalit, Finlandës dhe Nigerisë. Çështja Kineze ishte tema dominuese në disa nga këto bisedime, Lindja e Mesme në të tjerat. Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thanë më vonë se “numërimi i votave” për Kinën nuk kishte ndryshuar nga këto aktivitete dhe se çështja do të jetë e kontestueshme, por që Shtetet e Bashkuara shpresojnë se rezoluta e saj do të fitonte.
Z. Rogers u konsultua gjithashtu me presidentin Echeverría, i cili mendohet se ka protestuar energjikisht mbi taksën e re 10% të Administratës për shumë kategori të mallrave të importuara. Në fjalën e tij në Kuvend, të mbajtur në një frëngjishte të zjarrtë dhe të shpejtë, Z. Nase, nga Shqipëria, denoncoi si “imperialistët amerikanë” edhe “revizionistët social sovjetikë”.

Pjesë nga Fjalimi shqiptar
Kombet e Bashkuara, N.Y., 5 Tetor – Në vijim janë fragmente nga fjalimi sot i Ministrit të Jashtëm shqiptar, Nesti Nase, transkriptuar nga përkthimi simultan nga frëngjishtja:

Për më shumë se 20 vjet kjo Asamble e Përgjithshme është përballur me problemin e rivendosjes së të drejtave të ligjshme të Republikës Popullore të Kinës në Kombet e Bashkuara dhe dëbimin e përfaqësuesit të klikës së Chiang Kai-Shekut.
Vendi im ka theksuar vazhdimisht se pa pjesëmarrjen e Republikës Popullore të Kinës nuk ka problem të rëndësishëm të kohës sonë që mund të zgjidhet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj, të verbuar nga armiqësia e tyre e thellë kundër socializmit dhe popullit të madh kinez, që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1948 deri më sot, kanë luftuar me çdo mjet për ta nënshtruar atë. Social Imperialistët sovjetikë gjithashtu i janë bashkuar këtyre aktiviteteve anti-kineze në vitet e fundit dhe kanë drejtuar ashpërsinë e politikës së tyre ekspansioniste kundër Republikës Popullore të Kinës.
Por imperialistët e Shteteve të Bashkuara dhe Social Imperialistët sovjetikë si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre kanë dështuar krejtësisht. Të përballuar me vendosmërinë e politikës revolucionare të Republikës Popullore të Kinës, shumë shtete të botës janë detyruar të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj saj.

Ndryshim i dukshëm në OKB
Në Kombet e Bashkuara gjithashtu ka pasur një kthesë të mrekullueshme në favor të restaurimit të të drejtave të Republikës Popullore.
Në këto kushte të reja, nga frika e një dështimi total të politikës dhe izolimin e saj të thelluar në këtë çështje, Shtetet e Bashkuara ka ndryshuar taktikat e saj dhe tani pretendon që të ketë adoptuar një qëndrim të ri. Por asgjë nuk ka ndryshuar në thelbin e politikës se tyre tradicionale anti-Kineze.
Propozimi i tyre i futur në programin e Asamblesë së Përgjithshme është një manovër e re armiqësore, një përpjekje e re për të realizuar komplotin e vjetër të Shteteve të Bashkuara për dy Kina dhe të legalizojë nëpërmjet O.K.B.së ndarjen e Taivanit nga atdheu dhe pushtimin e tyre ushtarak të asaj province kineze.
Vetëm Qeveria e Republikës Popullore të Kinës ka kualifikimet e nevojshme dhe kompetencat për të përfaqësuar popullin kinez, dhe të gjithë të Kinës, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në O.K.B. Propozimi i tanishëm i Qeverisë Nixon nuk është asgjë më shumë se një ndërhyrje brutale dhe e paparë në punët e brendshme të një shteti sovran. Në 20 Gusht të këtij viti, Qeveria e Republikës Popullore të Kinës dënoi dhe me vendosmëri kundërshtoi këtë manovër të Shteteve të Bashkuara, dhe kategorikisht deklaroi: “Qeveria e Republikës Popullore të Kinës nuk do që të ketë absolutisht asgjë të bëjë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara në qoftë se shfaqet një situatë e dy-Kinave apo një Kinë-dhe-Taivan, një situatë në të cilën statusi i Taivanit do të mbetet për t’u përcaktuar, apo ndonjë pozitë të tillë të ngjashme. Kjo pozitë e drejtë dhe formale e marrë nga Qeveria Kineze është e pandryshueshme”.
Aleanca SHBA-B. Sovjetik
Imperialistët amerikanë dhe social imperialistët Sovjetikë kanë përdorur jo vetëm demagogjinë dhe mashtrimin, por po përdorin gjithnjë e më shumë forcën brutale. Ata po ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe po kryejnë agresion të armatosur. Për këtë qëllim ata janë duke u përpjekur për të aktivizuar aleanca agresive. Pavarësisht nga kontradiktat gjithnjë në rritje midis tyre, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, si fuqi imperialiste bashkohen kur është fjala për realizimin e planeve të tyre për të vendosur sundimin e tyre në botë.
Politikat e Gjermanisë Perëndimore
Ngjarjet e këtij viti kanë forcuar më tej vlerësimin e qeverisë sime për traktatin Moskë-Bon. Në kundërshtim me premtimet e bujshme e nënshkruesve të tij, traktati nuk i ka sjellë asnjë dobi popujve të Evropës. Vetëm politika revanshiste e Republikës Federale të Gjermanisë ka përfituar.
Berlin Marrëveshja mbi Berlinin Perëndimor nuk e përfundon në realitet gjendjen jo normale e cila ka ekzistuar për 26 vitet e fundit në qendër të Evropës. Përkundrazi, ajo e zgjat atë. Ajo krijon kushte për aneksimin e Berlinit Perëndimor nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë. Ajo i ka dhënë shtysë të re bashkëpunimit midis Bashkimit Sovjetik dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
Mesdheu Si përfaqësues i një vendi mesdhetar, ne nuk mund të kalojmë gjatë në heshtje situatën e cila është krijuar në Mesdhe nga prania dhe aktiviteti më intensiv i Flotës së Gjashtë të Shteteve të Bashkuara dhe njësive të Marinës Sovjetike, të cilat po sillen atje aq me arrogancë sikur të ishin në ujërat e tyre territoriale.
Vietnam Përpjekjet e udhëheqësve të imperializmit të Shteteve të Bashkuara për të krijuar përshtypjen se ata janë në favor të paqes dhe se ata po përgatiten të largohen Indokina nuk mund të lëkundin vullnetin e hekurt e popullit vietnamez, popullit të Laosit dhe Kamboxhias, për të vazhduar luftën e tyre të armatosur deri në fitoren përfundimtare. Shtetet e Bashkuara imperialiste nuk do të largohen nga Indokina me dëshirë – është nëpërmjet luftës së tyre heroike që popujt e  Indokinës do t’i dëbojnë ata.

Shqipëria përshëndet rezultatin
si goditje e madhe kundër SHBA.-së
New York Times, 27 tetor 1971

Tiranë, Shqipëri, 26 tetor (Agjensia France Press). Vendimi për të pranuar Kinën Komuniste në Kombet e Bashkuara u prit sot këtu si një ngjarje historike, një “fitore e madhe” për Kinën dhe një “humbje serioze” për Shtetet e Bashkuara.
Shqipëria sponsorizoi fillimisht Rezolutën për të larguar Nacionalistët dhe për t’i dhënë vendin e Kinës në Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit, Pekinit. Agjensia Zyrtare Shqiptare e Shtypit, duke lavdëruar votimin tha: “Shtetet e Bashkuara kane pësuar një humbje serioze në përpjekjet e dëshpëruara që kanë ndjekur për 22 vjet që të injorojnë të drejtën legjitime të Kinës Popullore për përfaqësimin në O.K.B. dhe për të aplikuar një politikë me dy-Kina ose një në Kinë-një Taivan”.
SHBA është tani në listë për të
folur në ditën e parë të debatit mbi Kinën
Kombet e Bashkuara , N.Y. , 15 Tetor. Shtetet e Bashkuara, të nëntët në listë fillimisht si folës në debatin mbi Kinën që hapet të hënën, u ngjitën sot në vendin e tretë, menjëherë pas Shqipërisë dhe Algjerisë – avokatët kryesor të dëbimit të Nacionalistëve Kinezë. Delegatit të Shteteve të Bashkuara, George Bush, tani i jepet mundësia të adresuar Asamblenë në ditën e hapjes së debatit. Kjo u arrit kur Kina Nacionaliste ndërroi vend me Shtetet e Bashkuara në listën e folësve.
Bashkimi Sovjetik ka pritur deri vonë sot, për të kërkuar fjalën për debat dhe është i 43-i në rradhë. Politika e Moskës që nga prishja e saj me Pekinin më shumë se një dekadë më parë ka qenë për të vazhduar përkrahjen e Kinës për një vend ne Asamble, por pa bërë përkrahje të hapur ndaj saj.
Shqipëria kërkon të ndalojë Planin e SH.B.A.-së për Kinën

Nga Henry Tanner
New York Times, 24 shtator 1971
Kombet e Bashkuara, N. Y. 23 Shtator

Shqipëria sot u tha mbështetësve të rezolutës së saj për të larguar Kinën Nacionaliste nga Kombet e Bashkuara se ajo do t’i kërkojë nesër Asamblesë së Përgjithshme që të bllokojë nga programi i saj pikën për Kinën të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara.
Kjo lëvizje e Shqipërisë do të detyrojë 130 deputetët e Asamblesë për t’u prononcuar në votim të hapur. Kjo do të japë një ide se sa mbështetje kanë fituar Shtetet e Bashkuara për propozimin e tyre të përbërë nga dy rezolutat për Kinën.
Rezoluta Amerikane kerkon të mbajë Qeverinë Nacionaliste në Kombet e Bashkuara, ndërsa, në të njëjtën kohë, të pranojë Qeverinë e Pekinit dhe t’i japë asaj një vend në Këshillin e Sigurimit.
Burime të informuara thonë se ministri shqiptar, Reis Malile, ka marrë udhëzime nga qeveria e tij sot për të filluar luftën në sallën e Asamblesë nesër dhe i ka komunikuar atë plan përkrahësve të tjerë të pranimit të pakushtëzuar të Pekinit në Kombet e Bashkuara.
Aleanca në kërkim
Ky votim do të ketë shumë më tepër efekt psikologjik se sa praktik. Secila palë është përpjekur të krijojë një lëvizje të bashkuar. Asambleja pritet të hedhi poshtë lëvizjen shqiptare, por një rezultat i ngushtë në votim do të konsiderohet si një shenjë ndoshta fatale e dobësisë Amerikane. Dje Komiteti i Përgjithshëm i Asamblesë votoi 11-9 në favor të futjes së idesë amerikane në rendin e ditës. Pika është e shënuar nën një titull neutral, “Përfaqësimi i Kinës në Kombet e Bashkuara”. Britania, Franca , Belgjika dhe Sierra Leone abstenuan.
Pika shqiptare, e titulluar “Restaurimi i të drejtave të ligjshme të Republikës Popullore të Kinës në Kombet e Bashkuara,” fitoi hyrjen në rendin e ditës me 17-2, me 4 abstenime. Në një votim të tretë, Komiteti votoi 12-9 kundër një kërkesë amerikane që të dy artikujt të kombinohen. Ky votim u konsiderua si një pengesë e rëndësishme psikologjike për Shtetet e Bashkuara. Britania, Franca , Finlanda dhe Peruja morën anën e vendeve komuniste, afrikane dhe aziatike në kundërshtimin e propozimit amerikan. Burundi , Qiproja dhe Irlanda abstenuan.
Rekomandimi i Komitetit të Përgjithshëm për rendin e ditës duhet të jetë i miratuar nga të gjithë anëtarët e Kuvendit.
Vota ende mund të kërkohet
As votimi i djeshëm, as ai i nesërmi nuk do të ndikojë në aftësinë e Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorëve të saj për të vënë rezolutat e tyre në Kuvend dhe për të kërkuar votim. Kampi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka paraqitur dy rezoluta. Një rezolutë thotë që dëbimi i Taivanit nga Kombet e Bashkuara është një “ceshtje e rëndësishme” dhe për këtë arsye kërkon një shumicë prej dy të tretave. Tjetra rekomandon që Republika Popullore e Kinës të ketë vend në Këshillin e Sigurimit dhe Republika e Kinës të mbetet anëtare e organizatës botërore. Rezoluta e sponsorizuar nga Shqipëria bën thirrje për pranimin e Pekinit si “përfaqësues i vetëm legjitim” i Kinës dhe për dëbimin e qeverisë së kryekomandantit Chiang Kai-Shek. Të forcosh dorën e aleatëve Shumë diplomatë theksuan sot se Shtetet e Bashkuara mund të kishin shmangur përplasjen dje, por se strategjia e saj, përkundrazi detyroi disa vende të mëdha, veçanërisht Britaninë dhe Francën, për të dalë hapur më herët se ata dëshironin.
Në vend që të propozonte pikën e saj në rendin e ditës, Shtetet e Bashkuara thjesht mund të kishin dorëzuar dy rezolutat e saj nën pikën Shqiptare, e cila ka qenë në rendin e ditës për shumë vite. As anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm dhe as anëtarët e Asamblesë nuk do të detyroheshin të prononcoheshin mbi rezolutat Amerikane para fillimit të debatit mbi Kinën, mbas rreth tre javësh.
Delegati britanik, Sir Colin Crowe, i tha Komitetit të Përgjithshëm dje se ai kishte udhëzime nga Qeveria e tij për të kundërshtuar çdo gjë që do të shkaktojë vonesa në pranimin e Pekinit. Ai tha se propozimi amerikan për të kombinuar dy pikat hynte në këtë kategori dhe që ai ishte i detyruar të votonte kundër tij.
Ai gjithashtu tha se ai kishte “dyshime shumë serioze” në lidhje me ligjshmërinë e propozimit amerikan, sipas Rregullores. Tregues i Votës Britanike Deklarata e Sir Colin është interpretuar si një tregues i qartë se Britania jo vetëm do të votojë kundër rezolutës së sponsorizuar nga Amerikanët për “përfaqësim të dyfishtë”, por edhe kundër rezolutës mbi “çështjen e rëndësishme”. Në një zhvillim tjetër, Komiteti i Përgjithshëm miratoi sot një propozim britanik që Kuvendi të heqë dorë nga debati mbi Korenë për këtë vit. Sir Colin përmendi si arsye për propozimin e tij bisedimet dypalëshe që po mbahen në Panmunjom ndërmjet përfaqësuesve të Kryqit të Kuq te Koresë së Jugut dhe të Veriut. Propozimi u miratua nga Komiteti 13-9, me dy abstenime. Komiteti hodhi poshtë një kërkesë të Kubës që Kuvendi të debatojë “kolonializmin” Amerikan. Votimi ishte 10-5, me 8 abstenime.

Gjekё Gjonlekaj