NESER BETEJA POLITIKE/ Basha: E diela dita e gjykimit për Ramën, të votojmë për ekonominë e fortë

Kreu i opozitës Lulzim Basha zgjedhoi Tiranën për të përmbyllur fushatën e tij elektorale ku para qytetarëve kërkoi pasdten e djeshme votën e bashkuar në  25 qershor për të rrëzuar qeverinë e Ramës të cilën e ka cilësuar si qeveri krimi dhe korrupsioni. Basha ka kujtuar para qytetarëve në shesh se një muaj e 10 ditë më parë kanë arritur që me bashkimin e tyre të kapitullojnë “Republikën e vjetër” duke i marrë gjysmën e qeverisë. “Mirëmbrëma Tirana blu, mirëmbrëma Shqipëria e Republikës së re.

Një muaj e 10 ditë më parë ishim mbledhur këtu në këtë shesh ku detyruam Republikën e vjetër të kapitullojë dhe të pranojë kushtet tona. Pesë ditë më vonë ajo kapitulloi, dorëzoi gjysmën e qeverisë dhe u detyrua të pranojë kushtet tonë për zgjedhje të ndershme. Ju premtova se do mblidheshim sërish këtu për të tretën të vërtetën, këtu në këtë shesh të shenjtëruar nga sakrifica e të rinjve dhe të rejave, ku u themelua republika e re që ju vendosët njëzëri ti jepni fund planit ogurzi të republikës së vjetër që vodhi dhe mashtroi shqiptarët për gati katër vite. 110 ditë më parë shqiptarët e dëshpëruar nuk shihnin dritë në fund të tunelit, por demokratë u ngritën u bashkuan dhe nisën një marshim ku sot janë bashkuar sot shumica dërrmuese e Shqipërisë. Me vendosmëri totale për të bërë një hap përpara, sepse kur demokratët bëjnë një hap përpara edhe Shqipëria bën një hap përpara”, u shpreh Basha. Më tej ai shtoi se ditën e diel bashkimi i shqiptarëve do ti jap fund me votë republikës së korrupsionit dhe krimit, njeriut që vuri timonin e tij mbi interesin e çdo shqiptari. “Njeriu i cili për pushtetin e tij kriminalizoi shtetin e mbushi Shqipërinë me drogë, ky është kryeministri i 4 viteve që shkuan, kryeministri të cilin ju do ta largoni me votë ditën e diel. Rama erdhi në pushtet para 4 vitesh duke premtuar 300 mijë vende pune, shëndetësi fale, asnjë vend të ri pune nuk hapi dot, Shqipëria u bulua nga droga, Shëndetësia në kolaps, arsimi në kaos. Edi Rama pati në 4 vite, miliarda euro por i harxhoi ato për bandën e tij. Ditën e diel është dita për gjykimin popullor me votë. Kurrë më nuk do të keni kryeministra që krekosen mbi dinjitetin tuaj, deputetë që shkelin mbi djersën tuaj, ju meritoni dhe do të keni kryeministrin e qytetarëve dhe kryeministrin e ekonomisë. Ekonomia është çështja kryesore për të cilin vendosim ne çdo të diel”, tha Basha. Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi pasditen e djeshme edhe takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Durrësit. Basha u kërkoi durrsakëve që të votojnë Partinë Demokratike për një të nesërme më të sigurt. Basha tha se ai ka një plan konkret ekonomik për vendin, ndryshe nga rivalët e tij. “Koha për Edi Ramën ka mbaruar, ndëshkojeni me votë në 25 qershor”, tha Basha.