Nënshkruhet marrëveshje e paqes me talebanët: Trupat amerikane do të tërhiqen brenda 14 muajve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe grupi militant i talibanëve të Afganistanit e kanë nënshkruar marrëveshjen historike të paqes, me të cilën pritet t’i jepet fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.

Sipas kësaj marrëveshjeje, aleatët e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara do t’i largojnë të gjitha trupat ushtarake nga Afganistani brenda 14 muajve, nëse talibanët i respektojnë pikat e marrëveshjes.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së rëndësishme morën pjesë liderët e talibanëve dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Ngjarja u zhvillua në Doha të Katarit.

VOA