Nënkryetarët e PD, Spaho dhe Paloka fshikullojnë kritikët në parti: Ruani etikën, mos nxisni përçarje

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe Edi Paloka kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për media, ku thonë se zgjedhjet për kryetar të partisë janë të hapura dhe çdo anëtar mund të kandidojë. Nëpërmjet kësaj deklarate të shpërndarë nga PD-ja, thuhet se mendimi ndryshe dhe përplasja e ideve janë vlera themelore të Partisë Demokratike. “Mendimi ndryshe, debati dhe përplasja e ideve janë vlera themelore të Partisë Demokratike. Por, diskutimet duhet të zhvillohet në mënyrë reflektive, të qytetëruar dhe etike duke respektuar të drejtën dhe dinjitetin e gjithkujt, përmes frymës së bashkimit dhe të gjithëpërfshirjen dhe jo përçarjes dhe përjashtimit. Ndryshimet në qëndrime dhe në mendime në Partinë Demokratike zgjidhen vetëm përmes konkurrencës së kandidatëve dhe vendimmarrjes së anëtarëve”, thuhet në deklaratë. Ashtu sikurse sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani citon statutin e partisë, edhe nënkryetarët Spaho dhe Paloka citojnë gjithashtu nenin 43 duke theksuar se ndryshimet në qëndrime dhe në mendime në Partinë Demokratike zgjidhjen vetëm përmes konkurrencës së kandidatëve dhe vendim-marrjes së anëtarëve. “Në lidhje me çdo pretendim, statusi i Partisë Demokratike përcakton: Neni 43, pika 1 dhe 2/ Nënkryetarët e Partisë: 1. PDSH ka dy nënëkryetarë të cilët zgjidhen sipas përcaktimit të nenit 37 të statusit. 2. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njeri prej tyre zëvendëson kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi (dorëheqje, etj). Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar”- theksojnë nënkryetarët e PD-së. Paloka dhe Spaho kujtojnë se zgjedhjet e fundit për kryetarin e partisë janë zhvilluar më 22 korrik të vitit 2013 dhe se vendimi aktual respekton këtë afat fundor. Në fund thuhet se nga ky proces, Partia Demokratike do të dalë më e fortë dhe më demokratike për t’i paraprirë ndryshime të mëdha që ka nevojë vendi. Në deklaratën që mban firmën e dy nënkryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho thuhet gjithashtu se demokratëve u duhet bashkimi dhe jo përjashtimi. Kujtojmë se deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristanit ka deklaruar se është shkelur statusi sepse nëse ikën kryetari e vendos sekretari i përgjithshmen se kë nënkryetar komandon.

Deklarata e nënkryetarëve të PD

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë të hapura dhe çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të kandidojë. Kjo garë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për reflektim, diskutim idesh dhe konkurrencë vizionesh për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe demokracisë në vend. Mendimi ndryshe, debati dhe përplasja e ideve janë vlera themelore të Partisë Demokratike. Por, diskutimet duhet të zhvillohen në mënyrë reflektive, të qytetëruar dhe etike duke respektuar të drejtën dhe dinjitetin e gjithkujt, përmes frymës së bashkimit dhe gjithëpërfshirjes dhe jo përçarjes e përjashtimit. Ndryshimet në qëndrime dhe në mendime në Partinë Demokratike zgjidhen vetëm përmes konkurrencës së kandidatëve dhe vendim-marrjes së anëtarëve. Në lidhje me çdo pretendim, Statuti i Partisë Demokratike përcakton: Neni 43, pika 1 dhe 2 Nënkryetarët e Partisë: 1. PDSH ka dy Nënkryetarë të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të Nenit 37 të Statutit. 2. Në mungesë të zgjatur të Kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi (Dorëheqje etj.) Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar. Neni 58 – Afati i Zgjedhjeve: – Të gjitha organet e Partisë duhet t’u nënshtrohen zgjedhjeve të paktën çdo katër vjet. Kryetari i Partisë Z.Lulzim Basha ka autorizuar publikisht delegimin e të gjithë vendim-marrjes organizative tek dy Nënkryetarët e PDSH dhe Sekretari i Përgjithshëm. Zgjedhjet e fundit për Kryetari e Partisë janë zhvilluar në 22 korrik 2013. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve respekton këtë afat fundor për kryerjen e zgjedhjeve të radhës më 22 korrik 2017. Gara dhe votimi për kryetarin e PDSH do të zhvillohen në mënyrë të hapur, të ndershme dhe të barabartë. Nga ky proces, Partia Demokratike do të dalë më e fortë dhe më demokratike për t’i paraprirë ndryshimeve të mëdha që ka nevojë vendit.