Nëna e terroristit të Londrës kërkon falje: Faji është i internetit, djali u radikalizua

Është e rrethuar nga gazetarë dhe kamera shtëpia e 63-vjeçares Valeria Kolina, mamaja e Youssef Zagbha, atentatorit të tretë të Londrës që u vra gjatë sulmit terrorist të 3 qershorit. Jep shumë pak deklarata por thotë se familja e saj nuk është e përbërë nga myslimanë të radikalizuar.

 “Faji është i internetit, djali im është radikalizuar dhe unë e kisha vënë re nga shikimi i tij, që u bë më i vrazhdë”, thotë Kolina.

“Vitin e fundit, kur shkonte në Angli, Youssef ishte më i vrazhdë. Më pas kuptova që ishte radikalizuar në principet e besimit në islam. Dhe kjo gjë ndodhi në tokën Angleze”, tregon ajo.

Më tej shton se djali i saj pretendonte shumë nga vetvetja.

“Ishte shumë i vrazhdë, nuk arrinte të ishte ai që dëshironte dhe i duhej një strukturë e jashtme për t’i dhënë siguri. Mendoj se kjo e ka shtyrë atë në krahët e ekstremizmit”, thekson mamaja italiane e Youssef.

Ajo tregon se ishte ndjerë e qetë pasi djali i saj punonte shumë në një fast food pakistanez në Londër.

Valeria Kolina, italiane e konvertuar në Islam është martuar me një maroken, më të cilin ka dy fëmijë Youssef dhe një vajzë.

Ajo ka bashkëpunuar gjithmonë me hetuesit.

Në mars të 2016 policia italiane e telefonoi atë për t’i thënë se kanë ndaluar Youssef në aeroport me një biletë vetëm vajtje për Stamboll.

Ajo i është lutur agjentëve që të mos e lejojnë djalin të nisej, pasi e dinte se destinacioni i tij ishte Siria.

Ajo tregon se në Britani, Youssef është shoqëruar me njerzit e gabuar. Por ripërsëriti disa herë se djali është radikalizuar në internet./Express