NE VISET KU JETOJNE SHQIPTARET/ Shqiptarët e Komunës së Ulqinit me gjuhën e shifrave dhe fakteve

Sipas gjuhë kokëfort të shifrave, popullsia e Komunës së Ulqinit, pra qyteti bashkë me fshatrat të përfshirë në të njëjtën njësi administrative, dikur përbëhej në masën rreth 85% nga shqiptarët, ndërsa sot shqiptarët përbëjnë vetëm rreth 71%. Shkurt, popullsi në rënie. Duke kërkuar burime të tjera më zyrtare statistikore, iu referuam shifrave të censusit të vitit 2011. Mali i Zi ka një popullsi të përgjithshme prej 620,029 banorë dhe 194,795 ekonomi familjare. Dendësia e popullsisë është përafërsisht 44.9 banorë/km2. Sipas të dhënave të të njëjtit census, mësojmë se në këtë shtet jetojnë: 278,865 (45%) malazezë, 178,110 (28.7%) serbë, 53,605 (8.6%) boshnjakë, 30,439 (4.9%) shqiptarë, 6,021 (0.9%) kroatë, 5,251 (0.8%) romë, 900 (0.1%) sllavo-maqedonë dhe 30,547 (4.9%) të tjerë, ose të padeklaruar.

Sipas strukturës fetare në Mal të Zi, llogariten 446,858 (72.07%) ortodoksë, 118,477 (19.11%) myslimanë, 21,299 (3.44%) katolikë dhe 27,756 (5.38%) të tjerë ose të padeklaruar. Shqiptarët janë pakica më e madhe jo-sllave në Mal të Zi. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Mal të Zi aktualisht llogaritet në 30,439 banorë, që përfaqëson rreth 5% të popullsisë. Pakica shqiptare jeton kryesisht në pjesët juglindore dhe lindore të vendit, gjegjësisht në komunat: Ulqin (71%), Plavë(19%), Tivar (6%), Podgoricë (5%) dhe Rozhajë (5%).

Vendbanimet aktuale me shqiptarë janë: Ulqini me rrethinë gjithsej ka 19.921 banorë, shqiptarë 14.076 ose 70,66%, Podgorica me rrethina, (ku bën pjesë edhe Tuzi), ka 185.937 banorë, nga këta 9538 janë shqiptarë, apo 5,13%, Plava gjithsej ka 13.108 banorë nga këta 2475 janë shqiptarë, ose 18,88%, Tivari ka 42.048 banorë, prej të cilëve 2515 shqiptarë, ose 5,98%, Rozhajë ka 22.964 banorë prej tyre 1158 janë shqiptarë ose 5,04%.