Në shpellën e Prek Calit

Ishte e paimagjinueshme qe menjehere pas nje lufte kundre pushtueseve nazifashiste, te rifillonte nje lufte tjeter e brendeshme, e eger, e pergjakshme dhe shkatrrimtare. Divizionet e brigadat e Ushtrise NC dhe njesitet e Mbrojtjes se Popullit u nisen per te shkelur,  nenshtruar e ndeshkuar krahinat antikomuniste te Shqiperise se Veriut. Fryme ishte hakmarrjakomuniste, sepse keto treva nuk e perkrahen komunizmin gjate luftes, motive ishte vendosja kudo e pushtetit komunist, menyre veprimi ishte dhuna dhe terrori.

Malesia e Madhe, qysh gjate Luftes se Dyte Boterore, sidomos pase prishjes se Marrveshjes se Mukjes ne gushte te vitit 1943, e ndjeu me shume e me prane rrezikun komunist, qe frymezohej e drejtohej nga serbo – sllavet, nga te cilet kishin patur gjate shekujve invadime e mjerime te pafundme.

Aradhet cetniko-komuniste serbo-malazez sulmuan me se pari, me 13 dhjetor 1944, Hotin legjendar.  Vullnetaret shqiptare te ketyre trevave, me ne krye Tome Niken nga Traboini, i mbrojten ato. Ne ndihme te tyre shkuan malesoret e Kastratit e te Shkrelit. Forcat jugosllave u tehoqen, duke lene mjafte te vrare e te plagosur. Nga vullnetaret shqiptare mbeten 23 te vrare e te plagagosur, midis tyre ra duke luftuar trimi Tome Nikaj (Lulgjuraj).

Mandej mesyne Gruden, Kojen, Luharin dhe Trieshin, por kudo gjeten rezistencen e malesoreve shqiptare, qe mbronin vatrat e tyre. Ne keto luftime u vrane luftetaret Gjeke Preci, Nike Luli, e tjere. Prane luftetareve shqiptare gjendej nate e dite edhe Pater Zef Tagaj, misionari i atdheut dhe fese. Partizanet Jugosllave sulmuan edhe Kelmendin, te paraprire nga Brigada OZNA-s, por Prek Cali dhe Malesoret e Vermoshit u qenderuan atyre si gjithmone me pushke.

Nga ana tjeter, ishte nisur drejte Malesise se Madhe, Ushtria NC e Shqiperise. Popullesia e Malesise se Madhe dha kushtrimin. Prijesit e saje ishin Gjelosh Luli, Prek Cali dhe Llesh Marashi.

Objektivi kryesore ishte azgjesimi i Prek Calit, i cili se bashku me 55 Burra dhe nje grua, ishin ngujuar ne shpellen e Trashices mbi fshatin Vukel, qe u mbiqujt shpella e Prek Calit. atje u rrethuan nga forcat e ushtrise, qe godiste me prella e murtaja shpellen dhe bente thirrje per dorezim. Pase nje dite lufte, 30 luftetare te Prek Calit, duke e pare se nuk munde ta canin dote rrethimin, u lejuan nga ai qe te dorezoheshin dhe te dilnin nga shpella.

Ne rrethimin e Prek Calit dhe ndjekjes se tij, moren pjese Batalioni III-te dhe IV-te te Brigades XXIII, nen komanden e Abaz Fejzos. sipas raporteve te kohes te leshuara nga Mehmet Shehu theksohet se Prek Cali nuk e kishte vleresuar drejtimin nga ne kaluam. Qafen e Pejes dhe Qafen e Gjarperit. dhe nuk i kishte siguruar, sepse ai nuk e priste nje sulm nga keto drejtime per shkak edhe te Dimerit e aq me teper ai nuk priste forca te medha partizane 400-500 vete. Bile kure ne dolem ne katunin Nikc, Prek Cali nuk e besoi kte dhe ra ne panik, ai pra Prek Cali thote Mehmet Shehu e nderpreu rezistencen dhe u ngujua ne Shpellen e Vuklit. Forcat tone hyne ne katun ku nuk gjeten asnje burre neper shtepi,  te gjithe ishin fshehur shpellave. Prek Cali mbajti ne shpelle vetem 14 besnike te tij. Ai nuk pranoj te dorezohej dhe bile ne luftimet e shpelles vrau nje mitralierdhe plagosi tre partizan, Mbasi u muar Barrikada e pare dhe Prek Calit iu pren te gjitha shpresat, derguam priftin e Vuklit per ta bindur te dorezohej. Me ne funde me daten15, ora 2 mbas dite, Prek Cali me gjithe besniket e tij u dorezua.

Prek Cali deshmon ne gjygj pasi u arrestua.

Kure degjova per luften nga te gjitha anet, vendosa te fshihem ne nji shpelle te Vuklit, kur erdhen dhe rrethuan Partizanet, bashke me mua ishte Gjelosh Toma nga Nikci, dhe motra e tij, Zef Gjon Rapuka nga Vukli, e tjer. Ne shpelle gjetem Nikoll Gjergjin nga Vukli, i cili ishte plagose ne luften e Tamares. Te nesermen qe na kishin rrethue, Nikolle Gjergji me 30 vete afersisht, kishte kerkue dorezim te partizanet dhe u dorezuan, kurse ne qe mbetem ne shpelle ishim 15 veta. Ne shpelle me kane bere thirrje dy here per t’u dorezue, pore une per te qen i sigurt, kerkova Fratin, kryetarin e keshillit dhe komandantin e partizaneve per t’iu dorezua ketyne.

Nuk eshte e vertet te kem penguare njeri nga shoket qe ishin ne shpelle, qe te dorezohet. te premten me date 16 te ketij muaji( dhe qe ka qene shkurt 1945 ) u dorezuam prane komandantit dhe fratit tek gryka e shpelles. Ne shpelle u luftue nepermjet nesh. qe ishim ne shpelle dhe partizaneve, pore une personalishte nuk mora pjese. Ne luftimet qe u bene atje, u dalluan ne sheje per lufte Dede Lulashi dhe Dede Gjon Deda.

Gjon Mirashi, bujk nga Vukli, i ngujuar ne shpelle deshmon. Prek Cali i liroi disa te ngujuar perpara se te dorezohej vete, sipas kerkeses se Gjon Cakes, kryetari I keshillit dhe dy grave te derguara prej partizaneve, Fran Mirashin, mua -Gjon Mirashin, Ded Nikollen, Nikolle Pretashin, Fran Pretashin e tjer.

Prek Cali me 14 luftetare qe mbeten e, e vazhdoi rezistencen per 7 dite e 7 nete.

Fran Mirash Zefi, i ngujuar bashke me Prek Calin deshmon. prek calin nuk e pashe te qellonte me arme, vecse inkurajonte shoket e tij, duke u thane se asnjani nuk do t’u dorezohej partizaneve dhe te gjithe do te vdisnin duke luftuare. Dede Lulashi dhe Dede gjon Deda luftuan kundr partizaneve, qe donin te hynin ne shpelle dhe kam nigjua nga goja e tyne se kane plagose dy partizane ne hymje te shpelles. Shpella ishte e pa pushtueshme. perojekja e tre partizaneve per te hyre ne shpelle perfundoi ne menyre tragjike per ta. Vete Dede Lulash Smajli, deshmon. Kure erdhen partizanet dhe na rrethuan, filloi lufta kunder tyne. Ne kete lufte kam qelluar edhe une me arme, per te mbrojtur koken, mbasi nuk doja te dorezohesha. Prek Cali na tha ‘’Mos i qelloni partizanet kure te jen large, vec te afrohen, bjeruni sa te mundni’’. Nuk e pashe Prek Calin te qellonte.

Dede Fran Doshi, thote ‘’Ate dite qe u lla alarmi se hyne partizanet ne vendin tone, une bashke me Fran Doshin, Mark Gjoken, Gjon Mirash Zefin dhe Pal Markun, te gjithe nga katuni Vukel, mbasi morem ne katun te plagosurin Nikolle Gjergji, shkuam te gjithe ne shpelle. nder ata njoha;Pashk Mirashin, Fran Zef Ucin, Rrok Zefin nga Vukli, Fran Palin, Gjek Marashin e Gjergj Lulen nga Selca, Gjoke Ujka nga Nikci.

Gjelosh Toma nga katuni Nikc, deshmon ne gjygj.

Une Preken e kam hase ne Kozhnje dhe e kam pase njofte edhe ma pare. Te dy bashke e me shoke te tjere kemi shkue ne shpellen e Vuklit, ku kemi gjet buke e ushqim si dhe disa njerez te tjere, donim te dorezoheshim pore kishin frige se mose partizanet na vrisnin e na digjnin.

Fran Dosh Preka, te Shpella kane luftue ma shume Ded Lulashi dhe Ded Gjoni, Ne perpjekjen me arme midis kryengeritesve te ngujuar, u vra edhe djali i Zef Gjon Rapukes, Rrok Zefi, qe u perpoq te dilte nga shpella naten, pore u vra nga partizanet, qe e kishin rrethuar shpellen. i ati, Zef Gjon Rapuka, nga Vukli, qe u dorezua me Prek Calin, deshmon ne gjygje, mbas luftes dhe posacerisht asaj te Tamares jemi takue me Prek Calin dhe kemi shkuar bashke ne shpellen e Vuklit dhe nga kjo shpelle kemi qit pushk per sigiri Ma aktivet ishin Pashk Mirashi, Fran Zef Uci, Dede Gjon Deda, Dede Lulash Smajli. une isha ne shpelle bashke me djalin tim, Rrok Zefin I cili deshti te dorezohej.

Dhe doli nga shpella, mirpo, mbasi ishte nate dhe partizanet dyshuan mbi te, aksidentalisht e vrane.

Ne shpelle, bashke me Prek Calin ka qene edhe nje grua Tone Tomia e cila u akuzua si kryengeritese dhe u nxorre ne gjyq. Une kam shkue ne shpelle me Preken se kisha frike, per tu mbrojtur.

Mark Luca nga Vukli Une kam qene coban dhe banoj ne bjeshke me berre. Mbasi erdhen partizanet dhe krisi pushka e mitralozi, iku i gjithe populli,  ika edhe une dhe u msheha ne shpelle. ishin hapur parulla se partizanet jane bolshevike, te pa fe, te vrasin, te djegin e te pjekin dhe prandaj ika e nejta ne shpelle, derisa u dorezuam te gjithe te komandanti i partizaneve, tek frati dhe tek kryetari i

keshillit.

Nga gryka e shpelles kam qite vetem 3-4 here me automatik anglez.

Mark Gjoke Vuksani nga Vukli deshmon kam qene ne shpelle per strehim, jo per lufte dhe nuk kam qite asnje pushke. Prek Kola na pruni mish kau e deleje dhe para se te rrethohej shpella iku.

Forcat ushtarake qe kishin rrethuar shpellen, kishin urdher qe ta kapnin te gjalle Prek Calin dhe bashkeluftetaret e tij te ngujuar, ndaj perdoren dredhine derguan atje fratin David Pici, kryetarin e keshillit, komandantin e partizaneve dhe dy gra, qe ti bindenin te dorezoheshin ne bese, per te shpetuar familjet dhe veten e tyre. Prek Cali pranoi te dorezoheshin me kushte qe te liheshin te lire te rinjet e ngujuar ne shpelle, ndersa te tjeret te mose keqtrajtoheshin apo pushkatoheshin pa gjygj, drejtesia te vendose. Ai e kishte jetuar jeten e vet dhe nuk i frigohej vdekjes. Edhe mund te mos dorezohej, per ta mbyllur jeten si kreshnik i atyre maleve.  Por mendoi per te tjeret, qe do te sakrifikoheshin e per familjet e tyre dhe kete nuk munde t’ia lejonte vetes. Ai doli i pari nga shpella.

Ne kohen qe partizanet hyne brenda ne shpelle, kryebanditi Prek Cali po digjte nje sere letrash,  qe kishte kembyer me anglezet dhe cetniket e Drazho Mihajllovicit- shkruante komisari Sejdin Avdia.

Se pari, nuk hyne partizanet ne shpelle, por dolen Prek Cali me te ngujuarit nga shpella ‘’ne bese’’te komandantit Abaz Fejzo. Nuk eshte provuar ase ne raportimet e brigades XXIII, qe e kishte rrethuar shpellen, as ne hetuesine dhe procesin gjygjsore kunder Prek Calit, as ne arkivat qe ai te kishte lidhje apo leterkembim me anglezet, apo me Drazha Mihajllovicin, nderkohe qe me shkelesit serbo-malazez ka qene ne armiqesi shekullore. Autori Avdia, sic kane bere gjithe kalemxhinjet komuniste, e ka trajtuar Prek Calin si kriminel dhe kolaborocionist.

Mark Luka rrefen Na, kete shpelle e zgjollem per me ba qenderesen e fundit, me e la vedin dhe me vdeke per se mbari. Per shtate dite rresht, gryka e shpelles nuk ka pushuar as nate as dite prej plumbave e zjarrit, te mitralozeve. Komunistet vendosen me na marre me uri e me pa besi. Na u dorezuam me kushte, qe te vinte frati i Vuklit dhe kryetari i keshillit, si edhe te mos dhunoheshim. Por komunistet nuk e mbajten fjalen e dhene. Dhe as besimin e fratit. Kur na cuan te shtabi i batalionit, ne Rapsh te Hotit, Mehmet Shehu u ndodh balleperballe me Prek Calin. E, Prek Cali i tha Mehmeti, te pat ardhur dita ta mbylleshe historin tane me shkronja ari po te baheshe me ne. . . Pse bane keshtu.

Zotni, iu pergjigj Prek Cali, faji bie mbi ju, se ju u bate aleat me armikun shekullor tonin serbin.

Mehmet Shehu, leshoi me 7. 2. 1945, pra te nesermen e arrestimit te Prek Calit nje urdher dite per partizanet qe do ta shoqeronin Prek Calin ne burgun e shkodres. Jeni te urdheruar qe me pase kujdes te vecante per shoqerimin e kriminelit te luftes, Prek Cali me shoke. Te jene te lidhur mire dhe te siguruar ne automobil, Te keni parasysh qe ne lagjen e pare te qytetit te Shkodres te zbritet nga automobili dhe te ece ne kembe neper rruget kryesore te qytetit.

Ai menonte qe ta keqyrte gjithe Shkodra rrugetimin e mbrame te Prek Calit.

Lufta e Kelmendit nisi me 13. 1. 1945, vazhdoi pergjat muajit janar 1945 dhe perfundoi ne mesin e muajit shkurt 1945. Nje lufte e pa nderprere, me pjesmarrjen e ushtrise qeveritare, nga njera ane dhe nga ana tjeter e luftetareve te Kelmendit te mbeshtetur nga Populli. Nje lufte tipike civile. E konfirmon kete edhe raporti i shtabit te Divizionit te II, date 21. 02. 1945 drejtuar shtabit te Korporates III, Po ju dergojme ne permbeledhje perfundimet e veprimeve te kryera prej forcave te ketij divizioni ne Kelmend, qyshe prej fillimit te tyre me 14. 01. 1945 e deri me 16. 02. 1945.

E ndersa lufta ne Malesin e Madhe, zgjati edhe me shume, plot nje muaj e gjysem, prej 3 janarit 1945 e deri me 16 shkurt 1945. Pase kesaj date, vazhdoi operacioni i spastrimit te plote e rrenjesor te krahines. Odiseja e te ngujuareve ne shpelle nuk do te perfundonte me dorezimin e tyre.

Sipas raportit te Zoi Themelit, i cili priste me padurim ne hyrje te shpelles,  te paret qe u pushkatuan, ishin Ded Lulash Smajli, qe ne castin e fundit thirri Rrnofte Shqipnia. . . Shtepine e Gjon Luce Bajraktarit te Vuklit e dogjen dhe familja e tij e madhe, qe kishte ndihmuar mjafte ne luften per liri, pothuajse u shua tragjikisht. Dede Gjon Bajraktari, i plagosur ne lufte dhe me disa plage ne trup, u dogj i gjalle ne shtepin e tij, me urdher te komandantit partizan. Vellane e Dedes, Luce Gjon Bajraktarin, e pushkatuan bashke me Luce Gjon Rapuken. Nike Luce Bajraktarin e prene ne qafe si bagetine. Fran Zef Bajraktarit ia nxorren syte, mandej i rrezojn siper trupit nje mure. Luke Tomen e dogjen per se gjadhi ne shtepin e Fran Zef Nikcit. LLesh Fran Aline e prene ne fyt. masakra qe nuk i

kishin bere ase serbet ne malesi.

Marash Vat Lumajn e pushkatuan para popullit te Vermoshit si agjitator kunder pushtetit popullor.

Dede Prek Niken e sollen nga kampi i

Tepelenes dhe e pushkatuan pa gjygj ne mese te Kelmendesave

Nik Mark Rezaj, i cili qenderoi 21 dite i varur ne burgun e Koplikut,  u pushkatua pa gjygj. Ne Koplik u pushkatuan po ashtu pa gjygj Gjergj Lul Toma dhe Gjeke Selca.

Pase c’ do lufte ceshtja kryesore eshte marrja dhe ruajtja e pushtetit. Edhe per ne per partin tone, pushteti eshte ceshtja kryesore dhe perben sote problemin qenderore deklaronte Enver Hoxha ne dhjetor te vitit 1944, pikerishte ne kohen kure luftonin e vriteshin me qindra partizan per pushtetin e tij dhe masakroheshin me qindera malesore ne Malesi e Madhe, qe mbronin jeten e tyre. Fitorja ne luften civile nga komunistet i hapi rrugen vendosjes se diktatures se eger komuniste per nje gjysem shekulli ne Shqiperi. Sipas raportit te Divizionit te II, qe vepronte ne qarkun e Shkodres dhe qe mori pjes ne kete lufte, humbjet njerezore te formacioneve te Ushtrise Nacionalclirimtare ishin gjithesejt 39 partizan te vrare ne lufte dhe 48 te plagosur,

Vetem nga Brigada I sulmuese u vrane 30 partizane dhe u plagosen 34 te tjere, kryesishte ne betejen e Tamares dhe Brojes. Nga ana e Malesoreve kryengerites u vrane gjate luftimeve 44 luftetare dhe u plagosen 21 te tjere. Keta ishin bujq e blegtore, te pa perzier ne politike apo ne parti, malesore qe luftonin per te mbrojtur vatrat e tyre, jeten dhe lirine. Viktima te luftes civile rane afer 150 burra nder me te zgjedhurit ne kelmende u vrane ne lufte, u pushkatuan me e pa gjygj dhe u masakruan mozorisht. U vrane edhe qindra partizan te thjeshte e te pa fajshem, qe kujtonin se luftonin per lirine e Shqiperise kunder armiqeve, por qe ne fakt luftonin per pushtetin e krereve komuniste edhe keta viktima te luftes civile.