NE SEANCEN PARLAMENTARE/ Rama: Në fund të vitit çelim negociatat për anëtarësim në BE

Kryeministri Edi Rama në replikë me Ben Blushin, tha se në fund të këtij viti do të çelen negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ai tha se nuk ka marrëveshje me PD-në për të bashkëqeverisur, por për të siguruar zgjedhjet dhe të nesërmen

Nga seanca plenare, Rama i tha Blushit se ka keqpërdorur edhe viktimat e 21 janarit.

Rama: Ishte përshkallëzim në mjerim ajo që bëri Blushi si zakonisht kur bën debat me mua. Nuk është i pari ky.

Janë të tjerë që të nesërmen e marrëveshjes kanë nxjerrë nga varri të vrarët e 21 janarit. Jo vetëm kaq, por i kanë rivrarë siç i ka rivrarë ky këtu. Për t’i rivrarë ata dhe familjarët e tyre. Unë nuk kam qenë aspak dyshues që mund të ketë qenë aspak deformim për vet emocionin që ka ngjarja për ato familje mund të ishte e vërtetë.

Thjesht kam gëlltitur lëndimin i bindur që koha do t’i tregojë shumë qartë të gjitha ato që gjithë këta organizatorë të kësaj maskarade post marrëveshje, të gjithë për tepsinë thonë sot. Një tjetër njeri konkret, njeriu ynë i përfshirë edhe ai emocionalisht ka kontaktuar pa dijeninë time me xhaxhain e Aleks Nikës dhe u çova këtu për të lexuar mesazhin e tij: Prsh mik! Informoje Edin se çka është thënë nuk është shkruar nga ana ime. Kurrë nuk mendoj se ai na tradhton.

Informoje se është përgënjeshtruar! Ky është njeriu i keqpërdorur këtu nga kush? Nga Ben Blushi. Unë shqiptarëve ju them vetëm një gjë; bëni provë të shikoni ne në tv ulni volumin, mos dëgjoni çfarë themi, njeriu që do të shpëtojë katundarët e Fan Nolit nga zgjedha e marrëveshjes votojeni atë.

Gjëja që nuk i pëlqen Blushit dhe të tjerëve në katundin mediatik që këto zgjedhje që fal pranisë edhe të këtyre ministrave do ta garantojnë opozitën si asnjëherë më parë që makineria shtetërore nuk do të përdoret kundër opozitës dhe pas kësaj, në 26 qershor do të kemi një fitues dhe një humbës dhe nuk ka më mundësi që humbësi të thotë gjithë ato gjëra që janë thënë tradicionalisht.

Qeveria dhe opozita nesër do të jenë bashkë për çeljen e negociatave dhe kjo marrëveshje at Blushi dhe sojet e tij në katundin politik nuk e gëlltit dot. Është dakordësuar një platformë për të bashkëqeverisur zgjedhjet.

Do Blushi s’do Blushi në fund të këtij viti do të çelen negociatat. Ty do të dëgjojmë në katundin tënd duke rrjepur pula. Je njeri i tepsive pavarësisht se këtu tund tepsitë.