Në një intervistë për Politico.eu, Kryeministri Edi Rama: Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE para Shqipërisë, jemi të sigurt për këtë

“Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE para Shqipërisë, këtë e dimë me siguri”. Kjo ishte deklarata e dhënë nga kryeminsitri Edi Rama gjatë një interviste për Politico.eu.

Shefi i qeverisë u intervistua nga media amerikane teksa ndodhej në në Bruksel, në kuadër të dëgjesës që u mbajt në Parlamentin Evropian “Miqtë e Shqipërisë”, në lidhje me antarësimin e vendit në BE.

Edhe më herët Rama ka pasur të njëjtin parashikimi, por në deklaratën e fundit ai shprehet me doza të larta sigurie. Kjo edhe pse Serbia dhe Mali i Zi janë më para se vendi ynë në përmbushjen e disa kritereve bazë nga BE, siç shkruan Politico.

Dhe siguria e Ramës bazohet pikërisht te gabimi që vetë Serbia po bën: mosnjohja e Kosovës. Sipas ramës, Serbia nuk mund të anëtarësohet pa zgjidhur problemet me Kosovën.

“Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE përpara Shqipërisë. Kjo është diçka që dimë me siguri. Serbia duhet të kalojë përmes procesit të dhimbshëm të njohjes së Kosovës ose të paktën zgjidhjes së problemit me Kosovën. Ne kemi bërë pikërisht atë që na është kërkuar të bëjmë kështu duhet të jetë e drejtë dhe duhet të jetë e parashikueshme dhe duhet të bazohet në merita”. Ka deklaruar Rama.

Kryeminsitri tha gjatë intervistës se në disa fusha Shqiëpria ëhstë më para Serbisë dhe malit të Zi, ku theksoi reformën në drejtësi.

Sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, Politico shkruan se ende ka tension pavarësisht progresit të bërë. /a.m.