Në Meshë me Papën imzot Rrok Gjonlleshaj e dom Anton Kçira

Imzot Rrok Gjonlleshaj, së bashku me dom Anton Kçirën, me rastin e 52-vjetorit të meshtarisë, dhe me besimtarin e devotshëm Rrok Junçaj, në Meshë me Papën. Në përfundim të kremtimit Eukaristik, Papa Françesku i përshëndeti dhe bekoi.

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku kremtoi, sot në mëngjes si zakonisht, Meshën Shenjte në kapelën e Shën Martës, në Vatikan, po kësaj radhe pa mbajtur homelinë e rastit, e si zakonisht me një pjesëmarrje kryeipeshkvijsh, ipeshkvijsh, meshtarësh, rregulltarësh e besimtarët të ardhur nga vendet e ndryshme.

Ndër pjesëmarrësit e Meshës kremtuar nga Papa, sot ishte kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, i cili shoqërohej edhe nga meshtari shqiptar dom Anton Kçira, me rastin e 52-vjetorit të meshtarisë dhe besimtari i devotshëm Rrok Junçaj. Në përfundim të kremtimit Eukaristik, Papa Françesku i përshëndeti personalisht dhe u dha bekimin e tij apostolik.