NE GJURMET E FAKTEVE”TE SHUARA” NGA KOHA/ Biseda sekrete James Baker më Helmut Kohl për Shqipërinë në vitin 1991

FMimages Albania për herë të parë ju sjellë bisedën sekrete telefonike shumë interesante mes ish-kancelarit Helmut Kohl dhe ish-sekretarit amerikan James Baker për Shqipërinë, e realizuar me datë 24 qërshor 1991.

Sekretari Baker: Përshëndetje, kancelar, si jeni?

Kancelari Kohl: Jim, ju pashë në televizion që ishte kandidat për zgjedhjet presidenciale në Shqipëri.

Sekretari Baker: Po, unë mendoj se do të kisha një mundësi të madhe atje, kancelar.

Kancelari Kohl: Jim, mendoj se ju duhet t’i thoni Presidentit Bush, se kjo është një turmë vërtet e madhe prej 500,000 njerëz për një kandidat presidencial në Shqipëri.

Sekretar Baker: Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë në 20 vitet që kam qenë në politikë. Dhe unë i kam shoqëruar tre presidentë në udhëtime jashtë vendit. Ishte krejtësisht spontane. Ishte një ngjarje jashtëzakonisht e madhe. Këta njerëz kanë qenë të izoluar dhe nuk iu është lejuar të shprehin liritë e tyre për 50 vjet ose më shumë dhe ju mund të shihni se kjo ishte një dëshirë e zjarrtë për liri, demokraci dhe për të qenë vetëm në gjendje të flasin lirshëm. Ne me të vërtetë duhet të përpiqemi dhe të gjejmë një mënyrë për t’i ndihmuar ata, sepse ata janë mjaft të varfër dhe ata dëshpërimisht duan të lëvizin drejt demokracisë dhe tregjeve të lira.

Kancelari Kohl:Po duhet, Jim, unë shoh një shans të vërtetë për t’i ndihmuar. Mendoj se duhet të përdorim takimet e G-7, dhe gjatë pushimit, duhet folur pak për ta. Ndoshta ju keni vënë re se shqiptarët i mbajnë shumë shpresat e tyre mbi gjermanët. Ata kanë një ndjenjë shumë e fortë pro-gjermane në vend, përkundër përvojës shumë të tmerrshme që kanë pasur gjatë Luftës se Dytë Botërore.

Sekretari Baker: Po, kam vërejtur se kur isha atje dhe për më tepër, kancelar, mendoj për faktin që është një vend pro-perendimor dhe i vogël, G-7 mund të bëjë diçka shumë kuptimplotë sa i përket atyre. Atje nuk duhet shumë para sepse është vend i vogël, dhe borxhi i tyre nuk është i madh. Total arrinë rreth 350 ose 400 milionë dollarë.

NJEKOMBE